Horizonti.al

A ka ndonjë armë me të vërtetë të sigurtë, për kontrollin e turmave?

Screen Shot 2015-09-02 at 6.29.26 PM

Do të ishte e pamundur që një armë e shpërndarjes së turmave të ishte plotësisht e sigurt. Plumba gome janë projektuar për të qëlluar turmat, por mund të jenë vdekjeprurëse nëse ato godasin aksidentalisht kokën. Taser-at (armë që ngrijnë trupin përkohësisht me 50000 volt energji) nuk e çajnë lëkurën, por kritikët thonë se ato mund të jenë të dëmshme ndaj njerëzve me probleme në zemër. Topat e ujit mund të kapin një turmë të madhe me një të shtënë, por njerëzit mund të dëmtohen duke u hedhur përtokë, apo duke u shtypur.

Sidoqoftë, ushtria amerikane ka studiuar një teknologji të quajtur Sistemi Kundërshtues Aktiv (ADS). Ai transmeton valë milimetrike me energji të lartë. Këto kanë një gjatësi vale midis mikrovalës dhe rrezeve X dhe të shkaktojnë nxehje të shpejtë të lokalizuar të lëkurës. Marrësi ndjen një ndjesi djegie ekstreme, që është kaq e fortë, saqë vullnetarët në prova ia kanë dalë ta durojnë atë për pesë sekonda, e shumta, përpara se të vrapojnë për t’i shpëtuar. Mbi 600 vullnetarë kanë marrë pjesë në prova. Nuk kishte plagë që të zgjasnin, përveç disa flukave në një numër të vogël të pjesëmarrësve dhe dy raste të djegies së shkallës së dytë./Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close