Horizonti.al

A ka ndonjë kod që është i pamundur të thyhet?

Screen Shot 2015-08-29 at 10.56.17 PM

Po dhe jo. E vetmja metodë kodimi e provuar është i ashtuquajturi sistemi një-herë, në të cilin çdo shkronjë e një mesazhi kthehet në një numër (të themi A=1, B=2 dhe kështu me rradhë). Rezultati i shtohet një vargu numrash të rastësishëm, të njohur vetëm nga dërguesi dhe marrësi, dhe të përdorur vetëm një herë. Gjithësesi siguria e vet absolute teorike mund të hidhet në erë, nga gafa të tilla si ripërdorimi aksidental i një grupimi numrash të rastësishëm. Por edhe kode të thjeshta mund të bëhen të pathyeshme: sekreti qëndron në përdorimin e tyre vetëm për pak mesazhe shumë të shkurtra. Kjo e bën të pamundur për të treguar cili është deshifrimi i vërtetë . Për shembull XCFG mund të qëndronte për ‘HELP/NDIHMË’, ‘STOP/NDAL’ OSE ‘PLUM/KUMBULL’. Hajde gjeje…/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button