Horizonti.al

A ka ndonjë shpjegim shkencor për hipnozën?

Screen Shot 2015-08-27 at 12.10.06Pseudoshkencë apo një praktikë terapeutike? Ne vështrojmë thellë brenda, jo rrotull, por brenda në shkencën e hipnozës

A ka ndonjë shpjegim shkencor për hipnozën? Në të vërtetë jo – të paktën një që shkencëtarët të bien dakord. Hipnoza është kryer qysh në shekullin e tetëmbëdhjetë, kur ‘Hipnotizimi’ thuhej të përfshinte një ‘lëng manjetik’, ose një forcë të veçantë, të quajtur ‘manjetizmi shtazarak’. Kjo teori e supozuar shkencore u braktis, kur asnjë provë nuk po dilte në dritë. Në psikologjinë moderne dy teori kryesore kanë konkurruar për një kohë të gjatë, për të shpjeguar efektet e jashtëzakonshme që hipnoza mund të ketë. Teoricienët shtetërorë pretendojnë se sugjerimet hipnotike nxisin një gjendje të ndryshuar të ndërgjegjes, ose ekstaze hipnotike, në të cilën njerëz shumë të ndikueshëm kanë dëshirën t’i binden hipnotistit dhe të sillen në mënyra jo karakteristike, si për shembull të kujtuarit e ngjarjeve të harruara, duke harruar atë që ata sapo e kanë bërë, dhe duke iu bindur sugjerimeve pas-hipnotike, për të kryer ndonjë veprim të turpshëm, kur iu sugjerohet. Teoricientët thonë se të gjithë këto efekte shpjegohen më mirë nga futja në role dhe sugjestionizmi. Kështu pra, ka me shumicë kërkime shkencore, por asnjë marrëveshje për shpjegimin më të mirë për hipnozën./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button