Horizonti.al

A ka ndonjë të vërtetë shkencore “Ligji i pesë sekondave”?

Screen Shot 2015-08-28 at 10.15.13 AM

Rregulli i pesësekondëshit thotë se, ushqimet që rrëzohen përtokë nuk do të kontaminohen shumë, nëse i ngre brenda pesë sekondash nga toka. Studime të shumta kanë treguar se disa bakterie transferohen tek ushqimi, sapo prekin tokën. Fillimisht bakteriet nuk e shquajnë ushqimin e rrëzuar aty pranë dhe pastaj e bujtin atë – ato ngjiten nga lagështira dhe yndyra kur ushqimi bie mbi ta.

Një studim i një studenti nt vitinë 2014 në Universitetin Aston, gjeti se sasia e bakterieve ishte më e lartë në ushqimin e lënë në tokë për 30 sekonda, krahasuar me ushqimin që ishte ngritur me shpejtësi. Por ky kërkim nuk ishte botuar në një revistë shkencore për studentë, kështu që nuk është e qartë sesa domethënëse janë këto rezultate. Një tjetër studim i pabotuar në Universitetin Metropolitan të Mançesterit gjeti se ushqime shumë të ëmbla si reçeli, kanë më pak të ngjarë të ndoten, për arsye se bakteriet nuk mund të rriten në përqëndrime të larta të sheqerit.

Por ndërsa përpjestimi i saktë i bakterieve të dyshemesë, të cilat transferohen tek ushqimi i rënë është interesant, nuk ka shumë të dhëna sesa i sigurtë është ushqimi për t’u ngrënë. Ne notojmë përmes një supe me bakterie, ngado që shkojmë. Bakteriet janë në sipërfaqe dhe ne, në mënyrë konstante, i ngremë ato me çdo prekje. Dora që ngre sanduiçin është ndoshta po aq e ndotur, sa edhe tavolina e kuzhinës, apo dyshemeja. Ne jemi të zhvilluar, për t’i përballuar këto bakterie të përditshme, me një acid stomaku të fuqishëm dhe një sistem imun, për t’i vrarë ato. Mospjekja sa duhet e pulës, do të të shkaktojë helmim nga ushqimi. Ngrënia e një copë pule nga dyshemeja e kuzhinës, ndoshta nuk do të ta shkaktonte këtë gjë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button