Enciklopedike

A keni dëgjuar për “sindromën e vdekjes së papritur”?

“Sindroma e vdekjes së papritur” është një vdekje e beftë dhe e papritur që mund të ndodhë gjatë gjumit. Individë të shëndetshëm përjetojnë papritur aritmi, ose rrahje të parregullt të zemrës, pa ndonjë shenjë paralajmëruese ose simptoma dhe pastaj ndërrojnë jetë.

Sindromi i vdekjes së papritur, i njohur gjithashtu si “sindromi i papritur i vdekjes prej aritmisë” (SADS) ose “Sindromi i papritur / i pashpjeguar i vdekjes” (SUNDS), u vëzhgua për herë të parë midis refugjatëve Hmong të Azisë Juglindore në SHBA, në vitin 1977. Midis 1982 dhe 1990, burra tajlandezë vdisnin nga shkaqe të pashpjegueshme. Sipas një ekzaminuesi mjekësor në Tokio, çdo vit disa qindra njerëz në dukje të shëndetshëm vdesin në gjumë,  vetëm në rrethinat e Tokios.

Deri më tani, ka prekur kryesisht meshkujt në të tridhjetat, sidomos meshkujt aziatikë juglindorë që ikën nga Lufta e Vietnamit, filipinasit, emigrantët kinezë në Filipine, japonezët në Japoni, vendasit e Guamit si në Shtetet e Bashkuara dhe Guam, dhe refugjatët Laotian Hmong. Deri në vitin 1982, shkalla e vdekshmërisë në vit ishte aq e lartë sa 92 në 100,000 individë Laotian Hmong, 82 në 100,000 individë të grupeve të tjera etnike Laotiane dhe 59 në 100,000 kamboxhianë vdisnin prej këtij shkaku. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button