Horizonti.al

A marrin të gjithë atë që meritojnë? Ideja e “botës së drejtë”

Nëse një mik ju thotë se i kanë vjedhur portofolin nga xhepi i pasëm dhe ishte në një qytet të huaj, cfarë do të mendonit? Mund të ndieni keqardhje për të dhe t’i ofroni ngushëllim, por edhe mund të mendoni: “Ai nuk duhet ta kish mbajtur portofolin në xhepin e pasëm në një qytet të huaj”. Ndonëse kjo është mënyrë normale e të menduarit, nuk është domosdoshmërisht e arsyeshme: portofolët vidhen gjatë gjithë kohës, pavarësisht se ku i mban. Nevoja për të fajësuar viktimën në këtë skenar buron nga ideja e gabuar e botës së drejtë, që është ideja sipas së cilës, cdo veprim ka pasojat e veta. Në rastin më optimist, ajo thotë se gjithcka ndodh për një arsye. Por nga një këndvështrim më cinik, megjithatë, thotë se ti merr atë që meriton. Kjo s’është e vërtetë, sigurisht: gjërat e këqia u ndodhin njerëzve që nuk e meritojnë gjatë gjithë kohës, dhe e anasjellta. Por kjo ide ndërfutet në shumë fusha të jetës së përditshme, nga këshillat prindërore, tek verdiktet e gjykatave. Për të shmangur këtë gabim, përmbajuni fakteve, dhe përpiquni të mos e gjykoni një situatë bazuar në informacione që ende nuk i keni. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button