Bota

A mund të bëhet “presidencial”?

Screen Shot 2016-05-02 at 09.13.52

“A mos është shumë vonë për një ‘ribërje’ të Donald Trumpit?”, pyesnin Matea Gold dhe Jose DelReal në The Washington Post? Teksa milioneri bombastik i afrohet gjithnjë e më shumë kandidimit prej republikanëve, ai po përpiqet të bindë udhëheqësit e partisë se është në gjendje që të realizojë një “betejë të besueshme në zgjedhjet e përgjithshme”. Menaxheri i ri i fushatës së Trumpit, veterani i republikanëve Paul Manafort siguroi një grup udhëheqësish republikanë javën e kaluar, se ylli i “reality tv” kishte luajtur rol gjatë fushatës brenda partisë, dhe se tani ai po “evoluon” për t’u bërë një kandidat më i zgjedhshëm.

Vetë Trumpi e ka zbutur retorikën e tij në Tuiter, ka ndalur daljet në shfaqjet televizive, dhe ka planifikuar fjalime në lidhje me politikat. Por shumë republikanë ngrejnë pyetjen, nëse manjati luftarak i pasurive të paluajtshme ka disiplinën vetiake – po edhe prirjen – për t’u “zbutur” dhe për të filluar të veprojë si “presidencial”.

“Mjaft me këto broçkullat e Trumpit të rinovuar, apo të ribërë’, shkruante Jim Geraghty në NationalReview.com. Ai kaloi vetëm një ditë duke e quajtur rivalin kryesor si “Senatori Cruz”, përpara se t’i rikthehej “Ted Gënjeshtari” – dhe publikisht e qortoi Manafortin se po përpiqej që ta bënte ‘të mërzitshëm si dreq’. Trumpi nuk mundet që të ‘marrë kthesën’ për në zgjedhjet e përgjithshme, sepse nuk ka një Trump më të mirë, më joshës duke pritur prapa perdes.

Në moshën 69 vjeç, ai është ai që është – një narcizist bombastik me kontrollin e impulseve të një vogëlushi”.

Nëse Trumpi do të transformohej papritur në një kandidat më tradicional, shkruante Michael Brendan Dougherty në TheWeek.com, ai do të “shkurajonte mbështetësit”, të cilët e duan pikërisht për shkak të retorikës së tij rasiste, anti-imigrante dhe antimyslimane, e cila i fyen të gjithë. “Ribërja” e supozuar e Trumpit është thjeshtë një ‘tualet i ri ku dominon ngjyra portokalli”.

Por ndryshimi i Trumpit është një gjë standarte për një fushatë presidenciale, shkruante Howard Kurtz në FoxNews.com. Kandidatët pothuaj gjithmonë “moderojnë mesazhin e tyre, teksa i afrohen zgjedhjeve të përgjithshme” – edhe vetë Cruzi i ka zbutur në mënyrë grauale pozicionet e tij të ashpër për imigrimin, martesave të homoseksualëve, dhe shpenzimeve ushtarake. Megjithatë, Trumpi nuk është si kandidatët e tjerë, shkruante Michael Gerson në The Washington Post. Për të bindur votuesit se ka ndryshuar, ai duhet të deklarojë fjalë për fjalë se nuk ka më ndërmend të dëbojë 12 milionë persona, të ndalë gjithë myslimanët në kufi, apo të angazhohet në krime lufte. “Ribërja e Trumpit do të kërkonte heqjen dorë totalisht nga Trumpizmi”.

Nëse ai e fiton kandidimin, republikanët nuk duhet ta përdorin gjoja evolucionin e tij, si një justifikim për t’’u mbledhur përreth tij. Kjo gjë do të garantonte “katastrofë elektorale, përgjatë gjithë fushatës deri ditën e zgjedhjeve”. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button