Your Life

A mund të ekzistojë miqësia mes një femre dhe një mashkulli?

Është një nga pyetjet më të shpeshta në shoqërinë e ditëve tësotme. A mund të ekzistojë shoqëria midis një femre dhe njëmashkulli? Disa mendojnë po, disa mendojnë jo. Secili normalisht ka argumentat e veta mbi këtë tematikë.

Ende në ditët e sotme ka persona që thonë se shoqëri të tilla nuk mund të mbahen, pasi do të shkelen raportet shoqërore. Mund tëketë tërheqje fizike midis të dyja palëve dhe kështu do të prishen shoqëritë. Ky është një mendim tepër konservativ, pasi gjithçka varet nga raportet që krijohen. Në kohët më parë sigurisht ishte turp të mbahej një raport i tillë shoqëror, ndërkohë kohët kanëndryshuar.

Personalisht mendoj se shoqëri të tilla mund të mbahen.Gjithçka varet nga karakteri i të dyve. Nëse respektohen kufijtëe shoqërisë, mund të mbahet shoqëri dhe e ngushtë. Madje mendoj se, të dyja palët do të përfitonin nga njëra-tjetra. Duke qenë të sekseve të kundërta, do të mund të shkëmbenin eksperiencat dhe mendimet për seksin tjetër.

Ka plot të rinj meshkuj që kanë krijuar shoqëri me femra që nëfëmijëri dhe vazhdojnë t’i mbajnë ato raporte dhe në moshë tërritur. Nuk flasim këtu vetëm për shoqëri të zakonshme, por edhe shoqëri të ngushta, ku ndahen gjithë problemet dhe kërkohet këshilla për sfida të caktuara të jetës. Dhe prapë, i mbajnë shoqëritë pa e tepruar dhe pa kaluar në raporte të tjera.

Sigurisht që më duhet ta pranoj se një shoqëri e tillë kërkon shumë durim. Nuk është njësoj të shprehesh me një person tëseksit të kundërt, siç mund të shprehesh me një person të seksit tënd (patjetër, shumë më lirshëm). Një shoqëri e tillë kërkon mëtepër vetëpërmbajtje, kulturë dhe respekt, ama mundet tëmbahet.

Pra, mendoj se gjithçka është individuale. Nuk mund të kalohet në përgjithësime, thjesht sepse kemi njohur raste të rralla, ku raportet shoqërore janë dëmtuar nga pëlqimet për personin tjetër.Njësoj siç ka raste të tilla, ka dhe raste siç e përmenda më sipër ku shoqëritë mbeten shoqëri, madje janë shoqëri të forta.

Back to top button