Jo. Toka ka një masë të madhe dhe lëviz shumë shpejt në orbitën e saj rreth Diellit. Në kuptimin shkencor, themi se ‘vrulli’ i saj është i madh. Për të ndryshuar ndjeshëm orbitën e Tokës, do të duhej të shkaktohej një ndryshim shumë i madh në vrullin (momentumin) e Tokës. As asteroidët më të mëdhenj nuk kanë energji të mjaftueshme dhe energji kinetike për të bërë këtë ndryshim të madh. Pengesë edhe më e madhe është fakti se energjia lidhëse e planetit tonë është më e madhe se energjia kinetike orbitale e tij. Kjo do të thotë se çdo objekt i madh i mjaftueshëm për të ndryshuar orbitën e Tokës, është gjithashtu mjaft i madh, sa për ta shkatërruar plotësisht atë! /bota.al
Less than a minute