Edhe pse një tronditje gjatë një fluturimi mund të jetë e pakëndshme, mundësia që turbulencat të rrëzojnë aeroplanin është afër zeros. Arsyeja pse kompanitë ajrore ndezin sinjalin ‘lidhni rripin e sigurimit’, kur kalohet nëpër turbulenca, është se edhe shqetësimet më të lehta, mund të bëhen të forta brenda disa sekondave – dhe është e vështirë që të parashikohen paraprakisht. Qindra njerëz janë plagosur, disa prej tyre rëndë, duke mos marrë parasysh këshillën e pilotit. Por duhet të mbahet mend se, nuk ka patur asnjë shembull të një avioni të rrëzuar nga turbulencat ajrore. Është mënyra se si pilotët reagojnë që përcakton pasojën. Fatmirësisht, linjat ajrore e kanë trajnuar stafin e tyre për çdo eventualitet të mundshëm dhe aeroplanët modernë janë të projektuar për të përballuar të gjitha llojet e motit të keq. /bota.al
1 minute read