Letërsia ruse do të ishte e mangët po të mos kish ekzistuar Aleksandëer Sergejeviç Pushkini dhe ndoshta nuk do të adhurohej veç të tjerave. Ai shkroi dhe duke e ditur se krijmtaria e tij do të çensurohej. Ai shkroi dhe duke e ditur që s’do të mirëkuptohej për breza me rradhë e se suksesin e famën do ta prekte veçsë nga përtej varrit.
“Bashkëkohësit nuk duhet të më njohin aq sa do t’ua lejoj pasardhësve të largët, por dua t’i marr me vete mëkatet, gabimet dhe brengat e mia, pasi ato janë aq të rënda, saqë s’kanë si të mos bëhen pjesë e përmendores sime.”
“Se unë nuk mund ta përfytyroj Rusinë pa çensurë.”
“Vështroj dorën time që po shkruan këta rreshta dhe përpiqem ta përfytyroj të vdekur. Sa e tmerrshme të mendosh se kur librat e mi të botohem, unë jo vetëm që nuk do të jem më gjallë, po edhe kocka do të më jenë tretur.”
Pushkini vdiq në një duel për të mbrojtur nderin e së shoqës se tij, Natalia, së cilës i ka kushtuar veprën e bujshme “Ditari sekret”. U vra nga një plumb që mori në stomak gjatë përballjes që pati me oficerin francez, Zhorzh Dante, i cili ishte dhe i kunati i tij. Për vdekjen e Pushkinit ka dy hipoteza:
E para, se Dante cënoi nderin Pushkint, duke i shprehur dukshëm dashurinë e tij gruas së poetit, një tërheqje që ra në sytë kureshtar të shoqërisë së lartë e kohës, e cila ia lejonte vetes të merrej me komentet e sjelljeve të Dantes dhe Natalias gjatë ballove.
Hipoteza e dytë, së cilës i druhej dhe vetë Pushkini, qe se Dante ishte thjesht një mjet në dorën e Carit të Rusisë, që frikësohej prej poetit dhe donte ta zhdukte atë. Kjo hipotezë do të justifikonte dhe varrimin e fshehtë të poetit dhe mbrojtjen të cilën Cari i premtoi Natalias dhe fëmijës së saj. Këto hamendësime janë përftuar prej librit të Vickery-t, gjithashtu edhe prej ditarit të poetit, copëza të përshkrimeve që ka lënë, përafrojnë krijimin e mozaikut të së vërtetës. Gjithsesi, ai iku tragjikisht në moshën 37-vjeçare.
Ndryshe nga ç’mund të përfytyrohet për karakterin e Pushkinit nga të dhënat historike, ai nuk është aspak një bashkëshort i mirë që ‘ruan nderin e së shoqes’. Përkundrazi, jeta e Pushkinit është mishërim i kuptimit të fjalës ‘harbim’, ‘shthurje’, ‘ekstremizëm’ dhe për kohën e atëhershme-‘mëkate banale’. Ai e kishte të pamundur të bënte një jetë të qetë familjare dhe për më tepër, i quante normale dhe të justifikueshme dëshirat e tij ekstreme rreth aktiviteti seksual.
“Vdekja është mënyra më e sigurt për të ruajtur besnikërinë ndaj së dashurës.”
“Ndjenjat nuk mund të kuptohen. Ato vetëm mund të ndihen, sepse vetëm ndjenja është e aftë të prekë zemrën, dhe vetëm zemra mund ta pasurojë e ta fisnikërojë mendjen.”
“Pashmangësia e vdekjes, e vetmja e vërtetë e padiskutueshme, është gjëja më e vështirë për t’u rrokur nga vetëdija jonë, në një kohë që çdo lloj gënjeshtre pranohet me lehtësi e pa e vrarë shumë mendjen.”/Bota.al