Horizonti.al

A shohim të gjithë ne të njëjtat ngjyra?

Një pakicë njerëzish janë “të verbër” sa i përket ngjyrave. Ata i shohin ngjyrat më zbehtë se zakonisht dhe kanë vështirësi për të dalluar ngjyra të caktuara.

Duke lënë mënjanë këto probleme, nëse përvoja juaj me të kuqenështë e njëjtë si e një tjetër personi, kjo është një pyetje e ndërlikuar filozofike, sepse ne kurrë nuk mund të dijmë realisht eksperiencën subjektive të tjetrit. Ajo që është e sigurtë, është se i njëjti objekt mund të perceptohet si me një ngjyrë të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, në varësi të supozimeve që truri i gjithësecilit bën për ndriçimin në sfond.

Mjafton të shikoni debatin e fortë që u bë në Internet në vitin 2015 për një fustan me shirita – ishte i bardhë dhe ngjyrë ari, apo blu dhe i zi. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button