Enciklopedike

A tha vërtetë Jul Cezari: “Edhe ti, Brut?”

Disa kanë hedhur hipotezën se në të vërtetë Jul Cezari nuk i ka thënë fjalët “Edhe ti Brut?” kur u vra. Kjo nuk është asgjë më shumë se sa një citim nga Shekspiri, shkruar 1600 vjet pas vdekjes së Cezarit. Janë shkruar shumë artikuj në lidhje me këtë keqkuptim tronditës – i cili mendohet të jetë më i përhapuri.

Sipas historianëve romakë, citimi i vërtetë është “Kai su, teknon?” (“Edhe ti, bir”?). Me “bir” ai i referohej Brutit. Kështu që, ndoshta të perifrazuara, fjalët e tij të fundit kanë qenë “Edhe ti Brut?”

Siç kanë thënë shumë historianë, ne nuk e dimë me siguri se cilat ishin në të vërtetë fjalët e fundit të Cezarit. Edhe ata që e kanë shkruar, e kanë marrë përmes gojëdhënave dhe nuk e dinin me siguri nëse ishte e vërtetë.

Megjithatë, nëse Cezari ka thënë diçka në minutat e fundit të jetës, gjasat janë që t’i afrohet shumë asaj që ka shkruajtur Shekspiri. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button