Topi i lëvisshëm është një nga armët që ushtritë e botës e ëndërrojnë. Bëhet fjalë për një armë që qëllon predha duke përdorur një fushë elektrike, çka do të lejonte goditjen e objektivit me mbi 6 herë shpejtësinë e tingullit. Amerika ka provuar të krijojë disa lloje prototipesh, por deri më tani ka qenë e pamundur për të zgjidhur problemin kryesor që ky lloj topi ka, me pak fjalë kërkon një sasi të madhe energjie për të funksionuar me një efektivitet minimal. Megjithatë marina amerikane nuk ka hequr dorë për të krijuar këtë lloj armatimi. Tani për tani duket se kinezët kanë paraprirë. Sapo kanë bërë publike disa imazhe të një anije luftarake që tregon tipi 072 mbi kuvertën e së cilës gjendet një top I lëvisshëm. Në disa imazhe tregohen edhe disa kontenitorë që mund të mbajnë gjeneratorë për të furnizuar energjinë e kësaj arme. Autoritetet kineze nuk e kanë konfirmuar këtë fakt, por as e kanë mohuar. Gjithsesi do të ishte vendi i parë që disponon një top operativ të tillë. Amerikanët kishin njoftuar se kishin si qëllim ta vendonin të parët në një anije luftarake të llojit USNS Trenton, por duket se janë shumë të vonuar në këtë projekt. / Bota.al
1 minute read