Ka qenë ajo mbretëresha e mbrëmjes. Me 5 “gramofonë” të fituar, Adele ka dominuar mbrëmjen e Grammys. Albumi më i mirë i Vitit, Kënga më e mirë, performanca më e mirë, albumi pop më i mirë. Një triumf i vërtetë. “Albumi juaj është thjesht monumental,” tha Adele duke vlerësuar rivalen e saj, Beyonce: “Mënyra se si i bëni të ndihen miqtë e mi me ngjyrë, është e fuqishme, i bën të luftojnë për të drejtat e tyre. Të dua, gjithmonë të kam dashur shumë dhe gjithmonë do të të duan. Faleminderit për Grammys, faleminderit Akademisë, burrit tim dhe djalit tim, në qoftë se unë bëj gjithë këtë, e bëj vetëm për ju. Faleminderit shumë”.
Adele i ka kushtuar një pjesë të shfaqjes së saj, të ndjerit George Michael.
Kënga më e mirë rrok u zgjodh “Blackstar” e David Bowie, i cili ndërroi jetë në janar 2016.
Beyence, që për herë të parë u shfaq shtatzënë në nëj aktivitet, ka fituar 2 cmime. Në skenë e ka prezantuar nëna e saj, Tina Knowles, që ia ka atribuar suksesin e albumit të saj “Lemonade” një përzierje cilësish, të cilat janë zhvilluar prej mëmësisë. /bota.al