Të enjten e 26 tetorit presidenti i SHBA-së autorizoi hapjen e mijëra dokumenteve mbi vrasjen e presidentit John F. Kennedy. Mes këtyre arkivave është edhe një informacion që nuk ka mundur kurrë të konfirmohet.
“Adolf Hitleri është akoma gjallë”
Ky është mesazhi i dërguar Uashingtonit në 3 tetor të vitit 1955 nga agjenti i CIA-s në Karakas, David Brixnor. Në dokumentin e tij Brixnori sinjalizon se një agjent amerikan kishte marrë një informacion mbi prezencën e Hitlerit në Kolumbi. Ai kishte ndërruar emrin nga Adolf Hitler në Adolf Schrittelmayor. Agjenti që kishte marrë këtë informacion njihet me pseudonimin “Cimelody-3” E sigurt është se Phillip Citroen, një ish ushtar i komandove SS naziste, ishte ai që ka treguar për pozicionin e Hitlerit. “Phillip Citroen…. tregon konfidencialisht se Adolf Hitleri është akoma gjallë.” Kështu është e shkruar në arkivat prej tri faqesh. “Citroeni komenton se kanë kaluar 10 vite që nga Lufta e Dytë Botërore dhe aleatët nuk kanë mundur ta gjykojnë Hitlerin si kriminel lufte,” – shtron Brixnori në faksimiljen e tij. “Sigurisht që Cimelody nuk është në gjendje të komentojë,” – sqaron agjenti. Pavarsisht këtij informacioni nuk u konfirmua kurrë nga autoritetet amerikane.