Ministri i Transportit në Malajzi, ka thënë se është i bindur që aeroplani MH370 i zhdukur një vit më parë do të gjendet në jug të Oqeanit Indian.
Liow Tiong Lai ka thënë për BBC-në se kërkimet për aeroplanin që po bartte 239 pasagjerë, janë duke vazhduar dhe se ai do të gjendet.
Aeroplani në kohën e zhdukjes ishte duke fluturuar nga Kuala Lumpur për në Pekin.
Hetuesit pritet të publikojnë një raport të ri lidhur me kërkimet për aeroplanin.