Agustin Kola, ish-sulmuesi dhe ish-trajneri i Tiranës, ka dhënë një intervistë në “Panorama Sport”, ku ndër të tjera ka një thirrje për trajnerin Mirel Josa, që i kërkon të largohet nga bardheblutë e të mos njolloset.
“Dua t’i bëj një thirrje Mirel Josës. Më del nga shpirti kjo thirrje dhe nuk dua të paragjykohet, por i them atij të dorëhiqet”.
“Nuk mendoj se është vetëm ai përgjegjës, por ama Josa është brezi im i futbollit. Josa ka detyrën morale të mos bëhet pis me kësi lloj gjërash dhe të refuzojë të përfshihet. Unë kështu mendoj. Nuk mund të lejojmë ne të atij brezi që të mbërrijmë deri në këtë pikë. Historinë tonë e bëmë me djersë e me gjak, jo me kësi marifetesh. E përsëris, nëse Josës i ka mbetur një fije burrnie dhe një fije mirësie, duhet të largohet një orë e më parë. Të mos bëhet pjesë e kësaj gjeje të shëmtuar”.