Zodiak

Aha! Me këto shenja, mos mendoni marrëdhënie serioze

Kur është fjala për marrëdhëniet, yjet nuk gabojnë kurrë: më poshtë janë shenjat më të këqija të zodiakut, me të cilat nuk do të keni kurrë një histori dashurie të qëndrueshme

Ndërtimi i një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme është dëshira e shumë njerëzve. Jo të gjithë, megjithatë, janë bërë për histori serioze.

Kjo nuk do të thotë që këta njerëz duhet të qëndrojnë të vetmuar, në të vërtetë ata shpesh janë të parët që kërkojnë një marrëdhënie, vetëm se afërsia me ta është, si të thuash, më e vështirë se sa me shenjat E tjera.

Si t’i njohësh (dhe ndoshta t’i shmangësh)? 

DASHI

Ata që kanë lindur nën këtë shenjë konsiderohen më egoistët e zodiakut, një karakteristikë që nuk i bën ata të prirur për t’iu përshtatur nevojave të një personi tjetër.

Ata e kanë shumë vështirë të vihen në vendin e partnerit e ta kuptojnë atë.

Megjithatë, ata dinë të jenë të pjekur, të përgjegjshëm dhe të ngrohtë, nëse duan.

Kjo ndodh kur ata e shohin personin në anën e tyre si një reflektim të vetes dhe duke e parë si të tillë ata kujdesen për të.

SHIGJETARI

Vështirë të vazhdosh gjatë me një shpirt të lirë si Shigjetari. Një “endacak” i përjetshëm, një dashamirës i lirisë së tij më shumë se çdo gjë tjetër.

Kjo është arsyeja pse ata konsiderohen ndër më të “këqinjtë”, kur bëhet fjalë për marrëdhënie të gjata.

Familjariteti që i lidh të dy personat është ajo gjëja që i bën të lindurit nën këtë shenjë alergjikë, të angazhuar për të kërkuar gjithmonë stimuj të rinj.

Për t’i mbajtur ata në anën tuaj, duhet të siguroheni që të përfaqësoni për ta, një aventurë tjetër.

UJORI

Edhe kjo është një shenjë që e do lirinë dhe pavarësinë dhe për këtë arsye është e vështirë të ndalet dhe të lidhet përgjithmonë me një person tjetër, për një periudhë të zgjatur.

Ata janë më rebelët e zodiakut dhe kjo është arsyeja pse kur përfshihen në një marrëdhënie të qëndrueshme, ata ndihen si me krahë të prerë.

Ata duhet të shpëtojnë dhe të marrin hapësirën e tyre. Vështirë për t’u pranuar nga njerëzit që kanë pranë.  Personi ideal për të është ai që e lë të lirë, i cili nuk përpiqet ta mbajë dhe e bën të ndihet më i fortë, pikërisht sepse e di që do jetë aty, pa ia pushtuar hapësirën që e ka për vete.

Leave a Reply

Back to top button