Bota

Airbus, Zyra e Hetimit të Aksidenteve Ajrorë: “Nuk përjashtohet hipoteza e terrorizmit”

Përgjegjësi i Zyrës së Hetimit të Aksidenteve Ajrorë: “Në këtë moment nuk mund të përjashtojmë asnjë hipotezë, as atë terroriste”. Nga rregjistrimet zanorë mund të dalë e vërteta për atë që ka ndodhur në bordin e Airbusit përpara përplasjes

Screen Shot 2015-03-25 at 21.39.15“Të dhëna të dobishme janë siguruar prej kutisë së zezë” të gjetur dje: këtë ka bërë të ditur BEA, zyra për hetimin dhe analizën e aksidenteve ajrorë. “Eshtë një lajm i mirë, një lajm ngushëllues. Tani është shumë herët për të nxjerrë qoftë edhe konkluzionin më të vogël për atë që ka ndodhur. Nevojitet një punë për kompresimin e tingujve, zërave dhe alarmeve”, ka këmbëngulur ai duke folur për një punë “që do të kërkojë disa javë, në mos muaj. Eshtë shumë herët për të nxjerrë konkluzione” në lidhje me përmbajtjen e kutisë së zezë.

Kështu ka deklaruar drejtori i BEA-s, zyra franceze për analizën dhe hetimin e aksidenteve ajrorë, gjatë një konference për shtyp në Le Bourget, në periferi të Parisit. “Duhen javë apo muaj”, ka thënë eksperti. Më tej ka nënvizuar se “mesazhi i fundit i dalë nga Airbus 320 rreth orës 09:30 ishte një mesazh rutinë.

“Në këtë moment nuk mund të përjashtojmë asnjë hipotezë, as atë për terrorizëm”, kështu i është përgjigjur drejtori pyetjes nëse mund të përjashtohet pista e terrorizmit. 

“Nuk e kemi as shpjegimin më të vogël për arsyet përse ky avion ka vazhduar të zbresë deri në male, as edhe pse nuk i është përgjigjur kontrollit ajror”, ka vazhduar Remi Jouty. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button