Ndihemi më keq, se sa kur themi një gënjeshtër të plotë. E thonë disa studiues të Universiteteve Carnegie-Mellon në SHBA dhe Ben-gurion në Izrael. Në një prej eksperimenteve të tyre, 719 vullnetarë duhej të parashikonin rezultatin e 10 hedhjeve virtuale të një monedhe në një faqe interneti, me premtimin e 10 qindarkave për secilën përgjigje të saktë. 43% bënë hile, duke i caktuar vetes më shumë parashikime të sakta, dhe vetëm 24% e tyre e pranoi. Mes këtyre, 44% u rrëfyen vetëm pjesërisht, duke pranuar më pak gabime se sa ata reale. Ishin ata që mbeteshin në gjendje më të keqe shpirtërore: gjysmë të vërtetat kanë në fakt vetëm pasoja negative, sepse nuk i lehtësojnë ndjenjat e fajit, si një rrëfim i plotë./bota.al
Less than a minute