30 gushti i vitit 1997 për vogëlushët Uilliam dhe Harry, dukej një ditë si shumë të tjera.
Por në realitet, ajo ishte hera e fundit që dy djemtë e Princit Charles dëgjonin në telefon zërin e Princeshës Diana, nënës e tyre. Pothuaj 20 vjet pas aksident tragjik me makinë, në të cilin Diana Spencer humbi jetën në Paris së bashku me të dashurin e saj Dodi Al-Fayed, Uilliam dhe Harry kanë rrëfyer në dokumentarin “Nëna jonë, jeta dhe trashëgimia e saj”, fjalët e fundit të shkëmbyera me Lady Di, 24 orë para vdekjes së saj.
Telefonata ishte e shkurtër. Të dy djemtë po luanin me kushërinjtë në kështjellën skoceze të Balmoral: ata ishin me pushime dhe nuk do të zgjasnin shumë. Telefonata me nënën e tyre ishte e shkurtër por intensive, siç ishte intensive lidhja me nënën, pavarësisht se Lady D nuk jetonte me ta, pas ndarjes nga Princi Charles.
Sipas informacioneve shpjeguese të autorëve të dokumentarit, që do të dalë në Britaninë e Madhe sot, Uilliam shpjegoi: “Nëse do të dija se çfarë do të ndodhte, nuk do të gjeja interesante asnjë gjë tjetër”.
Ai ishte duke luajtur me kushërinjtë dhe, duke qenë se donte të kthehej shpejt, i bëri dalje nënës me një “Alo, alo, dëgjohemi së shpejti”.
“Gjithmonë do të ndjehem keq – thotë i prekur Uilliam – për atë se sa e shkurtër ishte ajo telefonatë,” që Lady D bëri nga Parisi, sapo kishte mbërritur në Francë së bashku me Al-Fayed.
Në dokumentar, Uilliam dhe Harry e përshkruajnë nënën e tyre si më të mirën në botë. “Ajo ishte e qeshur. Na thoshte se mund të bënim gjithë shakatë që donim, por me kusht që të mos zbuloheshim”, thotë Harry. Lady D i ndiqte atë dhe vëllain e tij kur luanin regbi, dhe gjatë pushimit të ndeshjes ua mbushte xhepat me ëmbëlsira.
“Na tregonte se si ishte jeta jashtë pallatet mbretërore,” thotë Uilliam, ndërsa Harry rrëfeu se kishte qarë vetëm dy herë duke menduar për nënën e tij: të parën gjatë një funerali privat në Althorp House, vendbanimi i Spencerëve.
Në njëzet vitet e fundit Uilliam dhe Harry gjithmonë kanë preferuar që të ruajnë heshtjen për lidhjen që kishin me nënën dhe dhimbjen që kanë ndjerë për vdekjen e Lady D. Por e kanë motivuar vendimin e tyre për të folur hapur për nënën në televizion, me dëshirën për t’ua bërë të ditur historinë edhe nënës. /Bota.al