Janë të shumta papajtueshmëritë dhe hollësitë e aksidentit ajror që ndodhi dje në Francë. Mbi të gjitha lista e pasagjerëve. Zakonisht ajo shpërndahet menjëherë pas ndodhisë. Si ka mundësi që në këtë rast është pritur? Përse vallë, nëse shërbimi i fshehtë amerikan ka përgënjeshtruar tashmë hipotezën e atentatit, nuk jepen emrat e viktimave?
Në rastin e parë të historisë së aksidenteve ajrorë, pikërisht gjatë këtyre orëve kanë mbërritur tre krerë shtetesh: Hollande për Francën, Merkel për Gjermaninë dhe Rajoy për Spanjën. Si ka mundësi një përqëndrim kaq i lartë krerësh shtetesh?
Konsulenti i Aeronautikës franceze, Bernard Chabbert ka thënë se avioni nuk është rrëzuar, por është ulur “me ritëm normal”. Atëherë përse nuk ka dërguar një sinjal alarmi? Të gjitha pikëpyetje që për momentin kanë mbetur pa përgjigje. /Bota.al