Nga Kristof Rojter
“Der Spiegel”
Sulmet e javës së kaluar në Bruksel, tregojnë se Shteti Islamik ka ndërtuar një rrjet të sofistikuar terroristësh, që shkon përtej aftësive të Al-Kaedës. Ai është tanimë në gjendje të përdorë “Të Fjeturit”, të cilët nuk janë identifikuar ende nga zyrtarët e sigurisë. Ata zgjodhën momentin e përsosur. Teksa Evropa qe duke lëshuar një psherëtimë lehtësimi, pasi kishte kapur njërin prej terroristëve të Parisit pas muajsh të tërë ndjekje, bombarduesit shpërthyen eksplozivët e tyre në kryeqytetin belg.
Sinjali i dërguar nga arrestimi, ishte se Shteti Islamik është i mposhtshëm. Por sulmet e Brukselit na tregojnë se ky nuk është rasti. Atëherë kur ju mendoni se na keni mundur, ne do t’iu godasim në zemër. Hetuesit dhe agjensitë e zbulimit, bien dakord se përgatitjet për sulmet e Brukselit, duhet të kenë filluar shumë kohë më parë.
Prandaj bombat belge lajmëruan një qasje të re të Shtetit Islamik në Evropë – një qasje e cila nuk është shenjë e mirë për ata që janë duke u përpjekur të parandalojnë aktet e terrorizmit – sepse kërcënimi nuk është i kufizuar tek individët e njohur nga policia, apo që tashmë ndodhen në listat e të kërkuarve, por vjen ndërkohë nga ata që qëndrojnë në hije në vijën e dytë apo të tretë të frontit.
Edhe xhihadistët ende të identifikuar nga zyrtarët, janë tashmë në gjendje të godasin sërish. Kjo qasje pasqyron atë që është përdorur si teknika kryesore e betejës…
[real3dflipbook id=”1056″] |