Bota

Alarm në Gjermani. 50 të helmuar, mbyllet aeroporti i Hamburgut

Alarm në Gjermani: aeroporti i Hamburgut u mbyll krejt për publikun për një orë pas lëshimit të një substance për momentin të panjohur, e cila ka shkaktuar probleme për të paktën 50 njerëz. Aeroporti u rihap më pas. Substanca ka shkaktuar djegie sysh dhe fyti. Në disa raste ishte e nevojshme marrja e ndihmës në dhomën e urgjencës. Kollë, sy të skuqur dhe me lot, dhe probleme me frymëmarrjen, kanë qenë këto ankesat e të prekurve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button