Bota

ALARMI / Do të shkrijë pjesa më e madhe e akullnajave të Himalajeve, do sjellin ndryshime të mëdha në botë

Ekspertët thonë se mbi dy të tretat e akullnajave të Himalajas mund të shkrihen deri në vitin 2100. Edhe nësë vazhdohet të ndërmirren hapa për reduktimin e ngrohjes globale, një e treta e Himaljeve do të preken ende.

Ekspertët thonë se shkrirja do të ketë pasoja të tmerrshme sidomos për njerëzit që jetojnë në këto zona, të cilët sigurojnë ushqimin dhe ujin e tyre në këtë anë.

Kjo gjë gjithashtu do të cojë në miliona njerëz të zhvendosur për shkak se rajonet do të bëhen të pabueshme. Zonat e Himalejeve potencialisht të prekura sigurojnë ujë për të paktën 25 për qind të popullësisë së botës.

Sipas ekspertëve bota po përfshihet nga një krizë klimatike që nuk keni dëgjuar më parë. Ndikimet mbi njerëzit do të shkojnë nga përkeqësimi i ndotjes së ajrit në një ndryshim ekstrem të motit.

Leave a Reply

Back to top button