Bota

Alarmi i zyrtares së SHBA: ISIS po përgatit një sulm masiv si ai i 11 shtatorit

Militantët e Shtetit Islamik dhe grupe të tjera terroriste po planifikojnë një tjetër sulm masiv të shkallës së 11 shtatorit me rrëzimin e kullave binjake, ka paralajmëruar një zyrtare e lartë e sigursë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Elaine Duke, Sekretare e Sigurisë së Kombit në qeverinë e Donald Trump, tha se xhihadistët po përdornin sulme me thika dhe me makina që përplasin turmat e njerëzve për t’i mbajtur anëtarët e tyre të angazhuar dhe financat në rritje teksa po komplotojnë një tjetër shpërthim të fuqishëm të ngjashëm me tragjendinë e shtatorit të vitit 2001.

Duket folur nga ambasada amerikane në Londër, ajo tha se ekstremistët po planifikojnë të rrëzojnë avionë për të shkaktuar dëme të mëdha në njerëz. Duke tha se ISIS prej kohësh po fokusohet në shkaktimin e një dëmi të madh.

Shefja e sigurisë, që i ka shërbyer tre Presidentëve të SHBA-së, tha: “Organizatat terroriste, ISIS apo të tjera, duan një shpërthim të madh si ai  i 11 shtatorit të vitit 2001. Duan të rrëzojnë një avion, dhe inteligjenca është e sigurtë për këtë”. / Balkanweb

Leave a Reply

Back to top button