Sport

Alban Meha tregon çfarë i tha Guardiola në vesh

Screen Shot 2015-02-23 at 3.51.57 PMPas fitores tenistike 0-6 të Bayern Munich ndaj Paderborn, u vu re se trajneri i bavarezëve Pep Guardiola iu afrua mesfushorit shqiptar Alban Meha, të cilit i pëshpëriti diçka në vesh. Ka qenë vetë futbollisti shqiptar nga Mitrovica ai që ka treguar se çfarë i tha Guardiola.
“Pep mu afrua dhe më komplimentoi. Më tha se ke një këmbë shumë të fortë dhe se duhet të vazhdosh kështu. Unë u befasova, por u ndjeva krenar për një kompliment të tillë nga një trajner i madh. Për mua është nder i madh” – ka rrëfyer futbollisti i Kombëtares shqiptare.

Leave a Reply

Back to top button