Në lundrime të gjata mes honesh plot llahtarë,
Detaret shpesh herë thjesht për t’u zbavitur
Kapin albatrosë, madhështorë zogj të detit
Shokë ti kenë në udhëtimet e tyre të pafund …
Dhe i lenë aty të lidhur keqas mbi kuvertë,
Këta mbretër kaltërsish ligsht katandisur,
Lolo krahë varur vajtueshëm hequr zvarrë,
Çalashë ngofje dalë mbi dërrasa lemerisur.
Sa tuaf e qesharak ky shpend i lartësive !
Sa komik e shëmtaq ai i bukuri i qiejve !
Ca e godasin sqepit me çibuk e plasin gaz,
Të tjerë si të çalë tallen me të ngratin fluturak !
Kështu dhe Poeti ngjan me këtë princ të reve
Që endet mes stuhish e qesh me shkreptima;
Mbërthyer në të huajën tokë mes talljesh mizore,
Me krahë madhështorë që dot s’marrin fluturim …