Personazhe

Albert Ajnshtain: “Perëndi” në shkencë, njerëzor në dashuri

Deri në vdekjen e tij, Albert Einsteini ishte në kërkim të një teorie të thjeshtë dhe kohezive që mund të shpjegonte hapësirën dhe kohën. Pragmatik dhe i disiplinuar në punën e tij, ai nuk ishte aspak kështu në jetën e tij personale. Në fakt, ai ishte i rrëmujshëm.

Ajnshtajni ishte martuar dy herë, së pari me ish-studenten e tij Mileva Maric, dhe më pas me kushërirën e tij Elsa. Martesat e tij qenë të mbushura me tradhëti, bashkë me gra që kërkonin dhurata prej tij. Në letrat e tij, Ajnshtajni shprehte mjerimin që përjetoi në martesën e tij të parë, duke e përshkruar Milevën si një grua të dëshpëruar dhe xheloze. Nga të dy djemtë që kishte me të, ai madje kishte pranuar se do të kish dashur që djali i tij më i vogël Eduard, i cili vuante nga skizofreni, të mos kishte lindur kurrë. Sa për gruan e tij të dytë Elsa, ai e quajti marrëdhënien e tyre një bashkim prej volisë.

Biografët e kanë përdorur një korrespondencë të tillë për të përshkruar Ajnshtajnin si një bashkëshort dhe baba të ftohtë dhe të egër, por në vitin 2006, nxjerrja e afro 1.400 letrave më parë të panjohura të shkencëtarit, ofroi një pamje më të mirë të marrëdhënieve të tij me gratë dhe familjen.

Në letrat më të fundit, u pa se Ajnshtajni kish ndjerë shumë dhembshuri dhe ndjeshmëri për gruan e tij të parë dhe fëmijët e tyre, duke ofruar një pjesë të fitimeve të çmimit Nobel të Paqes 1921, për t’i mbështetur ato. Për djalin e tij Eduard, Ajnshtajni shkruante se sa shumë i pëlqente të merrte poezitë dhe fotografitë e tij dhe shtonte: “Më i rafinuari nga djemtë e mi, ai që e konsideroja me të vërtetë natyrë si e imja, u kap nga një sëmundje e pashërueshme mendore”. Sa i përket martesës së tij të dytë, Ajnshtajni me sa duket i fliste marrëdhëniet që kishte me Elsën dhe gjithashtu e mbante atë të informuar për udhëtimet dhe mendimet e tij.

“Leksionet e mia këtu … tashmë i kam lënë pas … Ky kuartet mëngjesi – shumë i bukur, si kohët e vjetra”, shkruante ai në vitin 1921. “Violina e parë luhet nga një i ri 80 vjeçar! Shumë shpejt do të më vijë në majë të hundës me relativitetin. Edhe një gjë e tillë zbehet, kur je shumë i përfshirë me të”.

Për arsyet e saj, Elsa qëndroi me Ajnshtajnin, pavarësisht nga të metat e tij, dhe i shpjegoi pikëpamjet e saj për të në një letër: “Një gjeni i tillë duhet të jetë i patolerueshëm në çdo aspekt. Por natyra nuk sillet në këtë mënyrë, kur ajo jep me tepri, edhe merr me tepri”.

Por nuk do të thotë që Ajnshtajni nuk kishte vetëdije për dështimet e tij personale. Duke i shkruajtur një zotërie të ri në moshë, shkencëtari e pranonte këtë. “Ajo që unë admiroj tek babai juaj është se, për gjithë jetën, ai qëndroi me vetëm një grua. Ky është një projekt në të cilin kam dështuar rëndë, dy herë”.

Pavarësisht gjithë gjenialitetit të përjetësuar të Ajnshtainit, jeta e tij dashurore se ai ishte një njeri “vdekatar” si gjithë të tjerët. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button