Analiza

Aleatët evropianë të NATO-s nuk duan të luftojnë për Nenin 5

Nga Judy Dempsey

Edhe njëherë, evropianët e cilësojnë SHBA-në si një garant të sigurtë të sigurisë së tyre. Se përse administratat e njëpasnjëshme amerikane e tolerojnë këtë, është e vështirë të kuptohet. Evropa është e begatë. Ajo duhet të ketë sigurinë e mjaftueshme si për t’u kujdesur për sigurinë e vet, ashtu edhe për të kontribuar në një rol më të madh në ndarjen e barrës

Screen Shot 2015-06-17 at 16.23.09

Nga data 6 prill-15 maj 2015, Qendra kërkimore “Pew”, kreu një studim me 11.116 të anketuar në tetë vende të NATO-s, si dhe në Rusi dhe Ukrainë. Vendet e NATO-s ishin Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Të intervistuarit nga këto vende, u pyetën mbi Ukrainën dhe Rusinë. Këtu pati disa surpriza.

Tek 8 vendet perëndimore, një mesatare prej 70 përqind e të anketuarëve mbështesnin dërgimin e ndihmës ekonomike ndaj Ukrainë, dhe 57 përqind mbështesnin anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO, ndonëse në Gjermani dhe Itali e kundërshtojnë me forcë këtë opsion, me përkatësisht vetëm 36 përqind dhe 35 përqind të të anketuarve në favor.

Mesatarisht, 41 përqind e të gjithë të anketuarve mbështetën dërgimin e armëve në Ukrainë, dhe 50 përqind e tyre ishin në favor të anëtarësimit të Kievit në BE. Por, kur ishte puna për të respektuar Nenin 5 të Aleancës, që kërkon nga anëtarët e NATO-s të mbrojnë një vend aleat në rast se sulmohet, rezultatet ishin shkatërruese.

Anketa e “Pew” dëshmon se në mesin e evropianëve, një mesatare prej 49 përqind e të anketuarve, mendonin se vendi i tyre nuk duhet të mbrojë aleatët, një përgjigje që ekspozon një mungesë përkushtimi ndaj mbrojtjes kolektive. Jo vetëm kaq:shumica e evropianëve (67 përqind), me një përjashtim të habitshëm të polakëve (49 përqind), besonin se Shtetet e Bashkuara do t’u vinin në mbrojtje aleatëve të saj.

Pavarësisht lodhjes nga lufta në SHBA dhe Kanada, këto janë dy vendet më të gatshme të përdorin forcën, nëse Rusia sulmon një aleat të NATO-s. Kjo ishte pikëpamja e 56 përqind të amerikanëve dhe 53 përqind të kanadezëve. Njerëzit në Shtetet e Bashkuara gjithashtu, propozojnë të vazhdojnë furnizimin me armë të rënda dhe pajisje, si dhe deri në 5 mijë trupa në Europën Lindore.

Çfarë angazhimi ndaj NATO-s dhe Evropës! Nga evropianët e anketuar, britanikët ishin më në favor të përdorimit të forces, për të mbrojtur aleatët e tyre (49 përqind). Sa për polakët, 70 prej të cilëve e shohin Rusinë si një kërcënim të madh ushtarak për vendet fqinje, vetëm 48 përqind e të anketuarve janë pro mbështetjes së veprimeve ushtarake në rastin e ndonjë sulmi.

Kjo e bën të qartë, se vendimi i Polonisë në shkurt të këtij viti, për të shtuar shpenzimet e saj ushtarake në 2 përqind të PBB-së, kishte për qëllim mbrojtjen e vendit të tyre, dhe nuk është projektuar veçanërisht për të forcuar NATO-n.

Përveç kësaj, Polonia duket tashmë më shumë e interesuar, për pasjen e një bashkëpunimi më të ngushtë ushtarak me shtetet balltike (edhe anëtarë të NATO-s), si dhe me Finlandën dhe Suedinë (jo anëtarë të aleancës), në vend se të varet tërësisht nga NATO. Duket pra sikur Polonia nuk ka plotësisht besim tek NATO si një aleancë kolektive, sikurse e konfirmon edhe sondazhi.

Por vendi duket se nuk i beson as Shteteve të Bashkuara. Thënë këtë, refuzimi më i madh ndaj përdorimit të forcës kundër Rusisë, vjen Gjermania. Vetëm 38 përqind e gjermanëve, rezultati më i ulët në mesin e 8 vendeve të NATO-s të anketuara, duan përdorimin e forcës për të mbrojtur një aleat.

Kjo duket se përplaset me vendimin e Gjermanisë, për t’u përfshirë në një stërvitje të përbashkët ushtake në Poloni. Gjermania, i është bashkuar Task Forcës së Gatishmërisë Shumë të Lartë të NATO-s, e krijuar në shtator të vitit të shkuar që duhet të vendoset në Evropën Lindore. Berlini ka ndërmend të dërgojë 1 mijë trupa, në një brigadë prej 5 mijë trupash.

Para marrëveshjes së saj për të marrë pjesë në këtë operacion, Gjermania pati kundërshtuar kërkesën e NATO-s, për vendosjen e bazave të përhershme ushtarake në Evropën Lindore. Ndoshta ky është një gjest kompensimi. Nëse është kështu, atëherë kjo vë në dyshim deklaratat e presidentit të Gjermanisë, ministrit të jashtëm dhe atij të mbrojtjes, në lidhje me nevojën e vendit për të marrë më shumë përgjegjësi mbi sigurinë e për të ndaluar përdorimin e së kaluarës, si një justifikim për pasivitet.

Brus Stok, drejtor i qendrës “Pew”, tha për “Carnegie Europe” se rezultatet e anketës për Gjermaninë “sugjerojnë se plagët e Luftës së Ftohtë, mbeten ende”. Gjermanët më të vjetër, tha ai, kanë më pak të ngjarë sesa të rinjtë, të jenë të gatshëm për t’u përballur me rusët.

Edhe një brez pas ribashkimit të vendit në vitin 1990, “Gjermania është ende një vend i përçarë, kur është fjala për opinionin publik”. “Kur është fjala për Rusinë, Ukrainën, dhe NATO-n, gjermanët e ish-Lindjes mendojnë ndryshe, nga gjermanët e ish-Perëndimit”-shtoi Stok.

Megjithatë pacifizmi gjerman, marrëdhëniet e saj të dykuptimta me Shtetet e Bashkuara (duke përfshirë edhe NATO-s), dhe një Ostpolikë e rrënjosur thellë në vetëdije, e bazuar në bashkëpunimin me Rusinë, të gjitha këto kanë një ndikim shumë të madh. Të kombinuara me gjetjet e “Pew”, këto tipare dhe prirje tregojnë dobësinë e politikave të kancelares gjermane Angela Merkel. Si udhëheqësja evropiane, që tuboi BE pas sanksioneve ndaj Rusisë, dhe e cila është duke u përpjekur të mbështetur një armëpushim shumë të brishtë në Ukrainën Lindore, ajo ka arritur të mbajë publikun gjerman me vete.

Por kjo mbështetje nuk mund të merret si e mirëqenë. Anketa e “Pew”, tregon se vetëm një në pesë gjermanë, do të donin më shumë presion ekonomik ndaj Moskës. Dhe gjermanët (me 29 përqind) janë më shumë në mesin e aleatëve të NATO-s të anketuar, që  duan të reduktimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Në përgjithësi, aspekti me dëshpërues i studimit është sesi edhe njëherë, evropianët e cilësojnë SHBA-në si një garant të sigurtë të sigurisë së tyre. Se përse administratat e njëpasnjëshme amerikane e tolerojnë këtë, është e vështirë të kuptohet. Evropa është e begatë. Ajo duhet të ketë sigurinë e mjaftueshme si për t’u kujdesur për sigurinë e vet, ashtu edhe për të kontribuar në një rol më të madh në ndarjen e barrës.

Ajo në fakt nuk po bën asnjërën. Për më tepër, përkundër shumë kritikave të aleatëve evropianë nga ish-sekretarë amerikanë të mbrojtjes, evropianët kanë zhvilluar një kulturë ndërvarësie, dhe një ndjenjë të së drejtës për mbrojtje nga SHBA. Nëse ata supozojnë, se amerikanët do të vijnë gjithnjë në mbrojtje të tyre, pse duhet që evropianët duhet të shqetësohen për të ndërtuar një politikë të fortë të sigurisë dhe mbrojtjes?

Kjo është aq dritëshkurtër, sa edhe rrezikshme për marrëdhëniet transatlantike. Sa më gjatë që evropianët të refuzojnë të konsiderojnë përdorimin e forcës ushtarake për të mbrojtur aleatët e tyre, aq më shumë do të dobësohet ndjenja e mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit në gjirin e NATO-s. Rezultati i paepur, është heqja dorë nga nenit 5. Atëherë për çfarë mbetet të jetë NATO?

Burimi: “Carnegie Europe”

Në shqip nga: a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button