Themeluesi i Facebook dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur që ta përdorin pasurinë e tyre për qëllime bamirësie. Në të vërtetë, do të vazhdojnë të disponojnë para, por duke paguar shumë më pak taksa
Megadhurimet janë një pranim i heshtur i faktit që askush nuk mund të shpenzojë 45 miliard dollarë për vete dhe për familjen e tij
Mark Zuckerberg nuk ka dhuruar 45 miliard dollarë në bamirësi. Edhe pse e keni të dëgjuar të thuhet, nuk ka ndodhur kështu. Në të vërtetë, themeluesi i Facebook ka krijuar një mjet investimi. Më vjen keq që, i shprehur kështu, lajmi të bëhet një çikë më pak tërheqës. Zuckerberg është një i ri miliarder. Me 2 dhjetor, duke lajmëruar lindjen e vajzës Max, ai dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan kanë deklaruar se do të dhurojnë 99 përqind të pasurisë së tyre, që në pjesën më të madhe përbëhet nga aksione të Facebook dhe aktualisht vlen rreth 45 miliard dollar. Por, për ta realizuar këtë dhurim, Zuckerberg dhe Chan nuk kanë krijuar një fondacion bamirësie…
[real3dflipbook id=”917″] |