Bota

LAJM I FUNDIT! Ambasadori i Rusisë qëllohet për vdekje në Ankara. Atentatori thirri: “Halep” dhe “hakmarrje”

Ambasadori i Rusisë në Turqi është qëlluar dhe vrarë në një atentat me armë në Ankara sot në mbrëmje, raportuan mediat turke. Andrei Karlov po fliste në hapjen e një ekspozite me titull “Rusia si shihet nga turqit”, kur u qëllua nga prapa shpine nga një atentator i paidentifikuar.

Diplomati u dërgua menjëherë në spital me plagë të rënda, dhe pak më vonë u shpall i vdekur.

Atentatori thirri “Halep” dhe “hakmarrje”, sipas një dëshmitari që foli për AFP.

Sipas agjencisë shtetërore Anadolu, atentatori u vra nga forcat e sigurisë pas një shkëmbimi zjarri në galerinë e artit. Të paktën tre persona të tjerë u plagosën, sipas mediave turke.

Sulmi ka ndodhur një ditë përpara se Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu të shkojë në Moskë për bisedime me homologët e tij rus dhe iranian. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button