Bota

Ambicjet imperiale e kanë shtyrë Europën në ekstreme

Sigurisht, ka dallime të mëdha mes Europës së shekullit 21 dhe perandorive të shekujve 19 dhe 20. Imperialistët tradicionalë nuk kërkonin miratimin e atyre që kolonizonin, dhe ata i shtypnin shumicën e formave të shprehjes demokratike. Pyetja që ngrihet sot është, a mos vallë projekti europian – ashtu si shumë projekte imperialistë përgjatë historisë – i ka shtrirë kufijtë e tij përtej asaj që mund të përballojë? Kjo pyetje theksohet më shumë, prej dy problemeve ekzistencialë me të cilët përballet BE sot: konfrontimi gjeopolitik me Rusinë, dhe marrëdhënia e trazuar me ekonomitë periferike dhe eurozonën

Screen Shot 2015-07-17 at 09.42.39

John Kay

Disa vite më parë, dëgjova një fjalim të një burri shteti europian, një person që ka luajtur një rol udhëheqës jo vetëm në jetën politike të vendit të tij, por edhe në këshillat e BE. Folësi atë mbrëmje lartësoi, nën miratimin e heshtur të të gjithëve, vlerat e Europës – kulturën, solidaritetin – dhe cilësinë e institucioneve të saj. Hutimi që ndjeva, mendoj se ishte i përbashkët edhe me disa prej atyre që ishin ulur në një tryezë me mua. Problemi im ishte se, fjalë të ngjashme mund t’i kisha vënë fare mirë në gojët e disa prej figurave më të papëlqyeshme të historisë së botës…

[real3dflipbook id=”361″]


 

Leave a Reply

Back to top button