Bota

Amerika sapo na shpalli luftë. Tani kemi të drejtë t’i rrëzojmë

“Karta e Kombeve të Bashkuara parashikon të drejtën për vetëmbrojtje të shteteve anëtare dhe duke parë që SHBA ka shpallur luftë ndaj vendit tonë, ne kemi të drejtë të përgjigjemi dhe të shkatërrojmë avionët gjuajtës amerikanë, edhe nëse ata nuk janë ende brenda kufijve”, tha Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho në një takim shumë të rrallë me gazetarët jashtë një hoteli në Nju Jork.

Ri, i cili foli para largimit nga Nju Jorku, ku ishte me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, shtoi: “Në dritën e shpalljes së luftës nga ana e Trump, të gjitha opsionet do të jenë në tryezën operative të udhëheqjes së Koresë së Veriut. Të shtunën, Ri i kishte thënë Ansamblesë se shënjestrimi i territorit amerikan me raketa ishte i pashmangshëm, pasi presidenti amerikan e quajti udhëheqësin e Penianit “rocket man” në një mision vetëvrasës. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button