Bota

“Amerikanë, ku i keni provat që zbritët në Hënë?”

Screen Shot 2015-06-18 at 23.00.01

Rusët po i japin hov edhe më shumë teorive të konspiracionit, të cilat thonë se SHBA nuk zbriti kurrë në Hënë në vitet 60-70. Pas marrëdhënieve të acaruara mes Kremlinit dhe Uashingtonit, një polemikë tjetër po merr formë. Ajo ka të bëjë me kërkesën që rusët përgatiten të bëjnë, për të verifkuar se farë ka ndodhur me provat për zbritjen e parë të amerikanëeve në Hënë, në verën e vitit 1969.

Gazeta britanike “The Indipendet” shkruan se Rusia dhe SHBA tani do të përballen me një sfidë të re: një hetim rus për zbritjen në Hënë të  amerikanëve. Në një editorial të botuar nga gazeta ruse Izvestia, Vladimir Markin, zëdhënës i  i qeverisë për Komitetin Investigativ, argumenton se një hetim i tillë mund të zbulojë njohuri të reja në udhëtimet historike hapësirë.

Sipas një përkthimi te bere nga Moscoë Times, Markin do të mbështesë një hetim lidhur me  zhdukjen e pamjeve origjinale nga ulja e parë në Hënë në vitin 1969 dhe me vendndodhjen e shkëmbit hënor, i cili u kthye në Tokë gjatë disa misioneve. Megjithatë ky shkrim nga Moska  nuk ka gjasa që të  shqetësojë zyrtarët e NASA-s.

“Ne nuk jemi duke pretenduar se ata nuk shkuan në Hënë dhe thjesht  bënë një film rreth atij udhëtimi. Por gjithë kjo shkencë – ose ndoshta kulturë – objektet janë pjesë e trashëgimisë së njerëzimit dhe zhdukja e tyre pa lënë gjurmë, është humbja jonë e përbashkët. Hetimi do të zbulojë se çfarë ka ndodhur”, shkruan Markin, sipas Moska Times.

Leave a Reply

Back to top button