OBAMA DHE BASHKIMI EUROPIAN / Ruajtja e unitetit të BE-së është në interesin e Shteteve të Bashkuara, por Uashingtoni nuk zotëron mjetet apo aftësinë për ta bërë këtë
Nga George Friedman*
Presidenti amerikan Barak Obama ka ri-theksuar rëndësinë e Bashkimit Evropian, duke thënë se ai është një nga shpikjet më të rëndësishme të 70 viteve të fundit. Kjo deklaratë vjen pasi ai i tha publikut britanik se duhet të votojë për të qëndruar në BE, për zemërimin e atyre që mbështesin largimin nga unioni. Ata mendonin se Obama qe duke ndërhyrë në punët e brendshme të një vendi tjetër, duke marrë anë në një mosmarrëveshje në familje.
Obama deklaroi se duke pasur parasysh përfshirjen historike të SHBA-së në Evropë, në luftëra dhe rimëkëmbje, qëndrimi i tij qe i justifikuar. Një pyetje e dytë e largët, pas pyetjes më të rëndësishme se pse Obama u përfshi në këtë debat, është nëse ai beson se mendimi i tij ka në fakt rëndësi. Duke supozuar se ai e kupton se pikëpamjet e tij kanë rëndësi në Britani po aq sa opinioni i kryeministri britanik Dejvid Kameron ka mbi zgjedhjet paraprake republikane në SHBA, ne duhet të mendojmë se çfarë është duke u përpjekur të bëjë Obama, përderisa ai qartazi e di se ka pak peshë në këtë çështje, dhe se në fakt mund të armiqësohet me votuesit britanikë.
Sa për fillim duhet të theksojmë se integrimi evropian ishte një ide amerikane…
[real3dflipbook id=”1099″] |