Analist i gjeopolitikës. Shkruan për RT, Sputnik dhe TomDispatch. Eshtë kontribues i rregullt i portaleve, radiove dhe televizioneve nga SHBA, në Eurazi
Russia Today
Pra Presidenti turk, alias “Sulltani Rexhep Taip Erdogan, është gati për të bërë një vizitë të profilit të lartë në Teheran – data ende nuk është caktuar – për të shënuar fillimin e koalicionit ATM (Ankara-Teheran-Moskë) në Siri.
Cilindo që do të kish folur për një ndryshim kaq të madh tektonik gjeopolitik vetëm pak javë më parë, do ta kishin quajtur “të çmendur”. Po si ndodhi e pamundura?
Një ndryshim i madh strategjik i lojës – Rusia përdor një pistë ajrore në Iran për të dërguar bombarduesit e saj kundër xhihadistëve në Siri – ka ndodhur tashmë.
Pastaj, është deklarata e bërë nga kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, të shtunën e kaluar në Stamboll: “Prioriteti më i rëndësishëm për ne është që të ndalet gjakderdhja në Siri, sa më shpejt të jetë e mundur. Pjesa tjetër janë detaje të parëndësishme”.
Yildirim shtoi se Ankaraja tani pajtohet me Moskën që Bashar al-Assadi “mundet”, – dhe kjo është fjala operative – të qëndrojë në pushtet gjatë një tranzicioni politik (edhe pse kjo është ende shumë e debatueshme). Përpjekja e Ankarasë për të normalizuar marrëdhëniet me Moskën, kishte një “peshë të rëndësishme” në këtë “ndryshim të politikës”.
Ndryshimi i politikës së Turqisë, është një pasojë e drejtpërdrejtë …