Zyrtari kryesor mjekësor në Angli ka bërë tweet për të kujtuar njerëzit të ndjekin rregullat e distancës sociale, disa orë pasi u shpall një incident i madh në Bournemouth kur mijëra njerëz u mblodhën në brigjet e Dorset.
Paralajmërimi i Prof Chris Witty vjen në një pikë të rëndësishme në luftën kundër virusit. Mbretëria e Bashkuar ka pasur rënie të infeksioneve, pavarësisht lehtësimit të kufizimeve.
Gjashtë javë më parë, kur kryeministri njoftoi hapat e parë për të hequr bllokimin, numri i infeksioneve të diagnostikuara rishtazi ishte rreth 4,000 në ditë.
Këto numra kanë rënë katërfish pasi që nën 1000 janë regjistruar mesatarisht gjatë javës së kaluar.
Por një kombinim i motit të ngrohtë dhe perspektiva e lehtësimit të mëtejshëm të kufizimeve në fillim të korrikut do të thotë që Anglia është në një kryqëzim vendimtar.
Mbetet shumë në dorë të “common sense” dhe përgjegjësisë personale të njerëzve.
Ekspertët qeveritarë besojnë se me sistemin e testimit dhe gjurmimit në vend virusi mund të vazhdojë të shtypet – por vetëm nëse publiku luan rolin e vet.