Bota

ANALIZA / Pas rrëzimit të avionit, ja të gjithë skenarët e makthit në Lindjen e Mesme

Realiteti është gjithnjë e më i ndërlikuar dhe konflikti sirian mund të rezervojë surpriza për të gjithë

su

Ishte vetëm çështje kohe, edhe pse ndokush mendonte që, duke qenë në mes Rusia, askush nuk do të kishte guxuar t’i sfidonte. Në të vërtetë, realiteti në Lindjen e Mesme është gjithnjë e më i ndërlikuar, dhe konflikti sirian mund të rezervojë surpriza për të gjithë, në teatrin e vet ose më larg. E thotë drama e Parisit. Dhe ky është avioni i dytë rus që rrëzohet, i pari ka qenë avioni civil në Sinai (u rrëzua prej  një bombe).

Fushëbeteja e Lindjes së Mesme

Episodit të avionit civil i paraprinë incidente më të vegjël. I pashmangshëm, po të kesh parasysh përqëndrimin e avionëve, tankeve, të vendosur në një zonë të vogël. Që në vitin 2012, një avion zbulimi turk ishte shembur nga sirianët, dhe në atë rast u hodh hipoteza e një ndihme nga këshilltarët rusë. Më pas ndërhyrje e Putinit kundër rebelëve dhe sulmet ndaj formacioeve pranë shteteve sunite (Arabia Saudite, Turqia, Katari) por edhe jo shumë larg nga kufiri, ka shtuar rrezikun. Një provë force, ku askush nuk dëshiron të humbasë dhe të lëshojë terren. Kremlini mbron Assadin dhe forcon ndikimin e tij në rajon. Kundërshtarët e tij janë gati ta detyrojnë të paguajë një çmim të lartë. Dhe turqit kanë të gjithë interesin që të rrisin stekën, duke kërkuar të veprojnë nën ombrellën e NATO-s.

Lëvizjet e Putinit

Putini flet për thikë pas shpine dhe pasoja tragjike. E vështirë të parashikosh se cilat janë, duke qenë se bëhet fjalë për një vend anëtar të NATO-s. Eshtë e mundur që ndërkohë Moska do të rrisë operacionet kundër rebelëve, që konsiderohen rreziku i vërtetë për Assadin, dhe kundër Shtetit Islamik. Nëse shohim rastin specifik, mund të theksojmë një aspekt. Dy ditë më parë Turqia ka tërhequr vëmendjen për sulmet kundër popullsisë turkomane, e detyruar të largohet, dhe ka premtuar një aksion në mbrojtje të tyre. Tani, po në atë rajon, avioni rus rrëzohet përtokë. Nuk është koinçidencë.

Armë të reja për rebelët

Dhe një tjetër aspekt. Prej javësh flitet për furnizime të mundshme me raketa antiajrore nga ana e vendeve arabe, për rebelët, sisteme këta për të mbajtur kokën lart përballë inkursioneve siriane dhe turke. Uashingtoni është kundër, por aktorët lokalë nuk kanë të njëjtat ide, ata mendojnë që është detyrë e tyre të ndihmojnë opozitën siriane. Mbërritja e një numri të madh armësh do ta përshkallëzonte edhe më luftën në terren. /Corriere della Sera

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button