Analiza

ANALIZE / Luftërat: Mes bombave dhe frikës, ja si jeton bota sot

Mortar cases are piled at a staging area near the border with the Gaza StripNga lufta e ftohtë tek luftërat e nxehta. Për Raportin e Paqes 2014, të Institutit të Ekonomisë dhe Paqes, në 7 vitet e fundit luftërat në planet vetëm sa kanë njohur rritje. Nga 22 tregues, 18 janë përkeqësuar. Kanë shpërthyer konfliktet në Ukrainë dhe në Izrael-Palestinë, janë përkeqësuar luftërat civile në Siri, Sudanin e Jugut, Republikën e Afrikës Qendrore, Libi dhe Kongon ish-belge. Terrorizmi është përhapur në Afganistan, Pakistan, Nigeri, Somali, Irak dhe në Filipine. Acarime ushtarakë mes qeverive dhe karteleve të drogës në Meksikë dhe kolumbi. Edhe Europa (Oscar-i për Paqen i ka shkuar Islandës) është tronditur këto kohë. Në rrezik janë 500 milionënjerëz (200 milionë jetojnë me më pak se një dollar në ditë). IEP e ka përllogaritur “impaktin ekonomik të dhunës mbi ekonominë globale për vitin 2013, rreth 9.8 trilionë (mijë miliardë) dollarë, ose sa 11.3 përqind e GDP botëror, me një rritje prej 179 miliardësh në krahasim me vitin 2012 (3.8%)”. Ndërkohë, Komisariati i Lartë i OKB për Refugjatët ka deklaruar se numri i të zhvendosurve me forcë në vitin 2013 ka qenë 50 milionë, 6 milionë më shumë se 2012-a. Mbi të gjitha për shkak të konfliktit në Siri. Shumë domethënës disa ditë më parë një titull i Financial Times për shembjen “e rendit të vjetër” dhe “ligjin e tribuve dhe sekteve”, xhihadistët e ISIS ashtu sikurse dhe ultra-kaedistët e Boko Haram në Nigeri.
Lindja e Mesme
Në Lindjen e Mesme ka shpërthyer sërish konflikti mes Izraelit dhe Hamasit, ndërkohë që vazhdon lufta në Siri. Rebelët kundër regjimit të Bashar al Assadit luftojnë nën flamuj të ndryshëm që nga marsi i vitit 2011: më shumë se 200 mijë të vdekur, 9.3 milionë të dëbuar, 3.9 milionë refugjatët në vendet fqinjë. Në Irak, luftëtarët sunitë të Abu Bakr al Baghdadit (ISIS) kanë pushtuar Tikritin (qyteti i Sadamit) dhe MOsulin, kanë masakruar të krishterë dhe kanë nisur marshimin drejt Bagdadit, i mbrojtur nga forcat qeveritare shiite dhe peshmergët iranianë, me mbështetjen e padeklaruar të SHBA. Ndërkohë, kurdët irakenë kanë marrë rolin e shtetit-që-nuk-është në veri të vendit.
Në Afganistan, prova gjenerale të qeverisë së re me misionin e aleatëve ISAF, që po përmbyllet pa e mposhtur rezistencën talebane. Në gadishullin arabik, ushtria e Jemenit i është vënë pas al Kaedës dhe shiitëve Houthi. Pakistani, me ndihmën e avionëve të telekomanduar amerikanë po përpiqet të luftojë alkaedistët në Uaziristan. Dhe në kufirin mes dy Kashmirëve, atij pakistanez dhe atij indian, rindizet konflikti i vjetër mes dy vendeve, me të vdekur dhe të plagosur. Në lindje, Birmania lufton me ushtrinë për pavarësinë e Kachinit dhe Shanit Verior, dhe dhjetëra myslimanë vdesin në përplasjet me budistët. Në Filipine, xhihadistët e Abu Sayyaf provojnë të imponojnë ligjin e Sharias me anë të bombave dhe kamikazëve. Qeveria firmos marrëveshjen e paqes me frontin islamik të clirimit Moro, por rishfaqen sigla të reja separatiste. Në Azi, goditjet e artilerisë mes dy Koreve dhe tensioni i lartë Tokio-Pekin për ishujt Senkako-Diaoyu, nën kontrollin e Japonisë, por të pretenduar nga Kina. Kjo e fundit dhe India po ndeshin në probleme me secesionistët myslimanë: Pekini me Uigurët e Xinjangut, Delhi me ata të Kashmirit. Në Assam dhe Në Orissa veprojnë grupe indipendendistë dhe maoistë, kundër federalëve indianë.
Rezistenca islamike në Rusi vepron në Ceceni dhe në Dagestan. Ka incidente në Nagorno-Karabak, një enklavë armene në Azerbajxhan, të cilët mbajnë të hapur mosmarrëveshjen mes Bakusë azer, që ka si mbëhstetje 4 rezoluta të OKB-së kundër pushtimit armen, dhe Armenisë. I gjithë buxheti shtetëror i kësaj të fundit është edhe më i vogël se sa buxheti që azerët kanë vetëm për mbrojtjen. Në Europë luftohet në Ukrainë dhe në luftën për ndarjen e filorusëve të Donetskut.
Afrika si fuçi baruti
Por ferri i vërtetë është Afrika, një kontinent në rritje por i zhytur në gjakun e konflikteve fetarë, fisnorë dhe për kontrollin e burimeve. Alkaedistët e Maghrebit synojnë të krijojnë një shtet islamik mes Algjerisë, Mauritanisë, Libisë dhe Malit. Rënia e regjimit të Gedafit ka favorizuar në Libi shfaqjen e militantëve islamikë që kërkojnë shpalljen e Kalifatit në Bengazi, kundër gjeneralit në pension Haftar. Në Mali u desh të ndërhyjë Franca kundër xhihadistëve aleatë të rebelëve Tuareg. Në Ugandë, Kenia, Somali, janë të papërmbajtshëm militantët islamikë të Al Shabaab. Në Mogadisho janë duke i vrarë deputetët njëri pas tjetrit. Në Nairobi vranë 68 vetë në një qendër tregtare, dhe janë shumëfishuar sulmet kundër autobusëve dhe hoteleve.
Terrori
Ka shkëndija kufitare mes Somalisë dhe Puntlandit, në Bririn e Afrikës. Në Nigeri, islamikët e Boko Haram masakrojnë të krishterët në fshatra, dhe rrëmbejnë e përdhunojnë studentet. Në Republikën e Afrikës Qendrore shumica është e krishterë, por aty mbizotërojnë militantët islamikë të Selekës dhe ka luftë me grupet e krishterë të Anti-Bakakas, me masakrave e madje edhe dyshimeve për kanibalizëm, pavarësisht pranisë së 3 mijë kaskave blu, 6 mijë ushtarëve të Bashkimit Afrikan dhe 2 mijë francezëve në një vend të pasur me uran, naftë, flori, diamante dhe energji hidroelektrike.
Në Republikën Demokratike të Kongos (ish Zaireja) vazhdon e ashtuquajtura “luftë botërore e Afrikës”, që përfshin disa vende, me Ruandën prapa rebelëve M23. 400 mijë gra përdhunohen çdo vit. Në Ugandë “mbretëron” prej 28 vitesh Museveni, në luftën në veri, në Katanga. Në fund, i sapolindur Sudani Jugor është dashur t’u kundërvihet 7 grupeve të armatosur në 9 prej 10 shteteve të tij dhe së fundi është shkatërruar prej ndarjes mes presidentit të tij Kiir dhe ish zëvendësit Riek Machar. Dhjetë mijë të vdekur në përplasjet mes Dinka dhe Nuer.
Domethënë, më e ndezur se kaq, zor e se ka qenë ndonjëherë bota. /messaggero/
Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close