Kapiteni i Barcelonës ishte shumë i trishtuar pas humbjes në Romë.
Ai ka lënë të kuptohet madje edhe për një largim të mundshëm, gjë të cilës tifozët i tremben shumë.
Eshtë folur për një lëvizje të Iniestës në Ligën kineze, ndërkohë që ai vetë ka premtuar se do të vendosë në fund të prillit.
Duket se kapiteni i Barcelonës ka vendosur të largohet…
Në një intervistë për TV3 ai tha: “Ndeshja ime e fundit në Champions me Barcelonën? Eshtë e mundur’.
“Ne dështuam. Eshtë e vështirë për të gjithë. Kishim ambicie për këtë kompeticion dhe dështuam”. / bota.al