Një studente e stomatologjisë nga Libani qëndron para kompleksit të fortifikuar në periferi të Bukureshtit, ku Andrew Tate u arrestua javën e kaluar. 18-vjeçarja Omais Hilal ka parë nëinternet disa postime, të cilat pretendojnë se 36-vjeçari është liruar pasi u ndalua si pjesë e një hetimi për trafikim të qenieve njerëzore, krim të organizuar dhe përdhunim.
Një pretendim i rremë, dhe ndoshta tipik për shumëçka që është folur shpesh mbi Tate. Dhe Hilal është e reja tipike e frymëzuar nga marka e tij ekstreme e mashkulloritetit toksik, gjë që ka nxitur shumë organizata joqeveritare të paralajmërojnë mbi efektet e tij radikalizuese, veçanërisht tek brezi i ri.
“Erdha t’i them se e dua!”- thotë adoleshentja që po studion në Universitetin prestigjioz të Mjekësisë dhe Farmacisë “Carol Davila” në Bukuresht. Halil, si shumë miliona ndjekëse të Tate në internet, beson se influenceri britaniko-amerikan dhe mizogjeni i vetëshpallur, është arrestuar si pjesë e një komploti për “arratisjen e suksesshme nga Matrix”.
“Policia nuk kishte asnjë arsye që ta arrestonte atë”- thotë e reja që synon të bëhet njëbodybuilder. “Edhe unë dua të jem muskuloze dhe e pasur si Andrew, por kjo nuk do të thotë se jam një përbindësh”– shton ajo. Para se të largohet më tregon flotën e makinave luksoze të parkuara brenda kompleksit të sigurisë së lartë të Tate, të cilat përfshijnë një Aston Martin Vanquish me një kosto 300.000 paund dhe një Porsche 911 me vlerë 80.000 paund me targa të personalizuara në Mbretërinë e Bashkuar që fillojnë me “T8”.
Andrew Tate, që lindi në Shtetet e Bashkuara dhe u rrit në Luton, pasi nëna e tij britanike dhe babai amerikan u divorcuan, ka shumë ndjekës në mesin e të rinjve duke u paraqitet si një playboy. Ai e ekspozon pasurinë e tij në postimet në internet dhe pretendon se është trilionerii parë në botë.
Ish-kikboksieri profesionist është pezulluar nga platforma të ndryshme të mediave sociale për shkak të postimit të mesazheve toksike ndaj grave, përfshirë pretendimet se ato duhet të “mbajnë njëfarë përgjegjësie” për përdhunimin. Kritikat ndaj komenteve të tilla, nuk e kanë penguar shpërndarjen e postimeve të tij në YouTube dhe TikTok, ku videot #AndrewTate janë parë më shumë se 12.7 miliardë herë.
Ai u arrestua më 29 dhjetor, bashkë me vëllain dhe partnerin e tij në biznes, Tristan, 34 vjeç dhe dy gra rumune, Georgiana Naghel 28 vjeçe dhe Luana Radu, 32 vjeçe, si pjesë e një hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore, krimin e organizuar dhe përdhunimin. Dënimi maksimal për dikë që akuzohet për të tria veprat është 17 vjet e gjysmë burg.
Vëllezërit Tate i mohojnë këto akuza, dhe javën e ardhshme pritet ta apelojnë vendimin për t’i mbajtur ata në paraburgim për 30 ditë, ndërsa Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT) po vazhdon hetimet e saj. Avokati i tyre, EugenVidineac thotë:“Unë jam shumë i sigurt mbi pafajësinë e klientëve të mi. Ne vlerësojmë se nuk ka prova të drejtpërdrejta kundër tyre”.
Prokurorët e çështjes i akuzojnë vëllezërit për përdorimit të “metodës së Don Zhuanit” për të joshur gra nga Evropa dhe SHBA që të shkojnë në Rumani. Ata pretendojnë se 2 tërinjtë kanë mashtruar shumë gra me deklarata dashurie dhe me premtime për martesë, përpara se t’i detyronin të prodhonin video pornografike për faqen për të rritur OnlyFans por edhe në TikTok.
Ramona Bolla, prokurore e DIICOT, tha se deri tani janë identifikuar 6 viktima të supozuara. “Gratë u detyruan të prodhonin përditë materiale dhe gjatë orëve të gjata. Ato duhet tërealizonin një plan. Prodhonin materiale pornografike duke përdorur objekte të ndryshme, ndërkohë që angazhoheshin me dikë në një vend tjetër. Ne nuk e dimë se sa para kanë fituar vëllezërit, por vetë gratë nuk kanë marrë asgjë.
Po ashtu ne e dimë se një grua mund të fitojë deri në 50.000 euro në muaj në atë platformëpër të rritur. Gratë e arrestuara bashkë me ta, po siguroheshin që viktimat të respektonin programin. Çdo vajzë duhej të kishte materiale të postuara në atë faqe. Ato kishin objektiva tëpërcaktuara dhe duhej të zbatonin kalendarin. Në të kundërt ndëshkoheshin”– thotë ajo.
Të enjten e kaluar, një televizion rumun publikoi një transkript të asaj që thuhet se ishte një bisedë midis Tate dhe njërës prej viktimave të tij të supozuara, e cila thuhet se është pjesë e dosjes së prokurorisë. Thuhet se ai ka joshur një viktimë të supozuar duke i thënë:“Duhet të kuptosh se sapo të jesh i imja, do të jetë kështu përgjithmonë. Unë do të jem mashkulli i fundit në jetën tënde”.
Më vonë shtoi:“A mund të jesh aq e dashur sa të jesh gruaja ime? Të jesh gjithmonë pranë meje, kudo që të shkoj? Të mos flasësh me asnjë burrë tjetër përveç meje? Ti duhet të vish në Rumani me mua, që të të mbaj në vëzhgim. Ti je e imja. Mos e harro këtë. Dhe sillu si e tillëashtu. Së shpejti do të jemi bashkë”.
Në një vendim të shpallur të enjten, gjykatësi rumun që vendosi paraburgimin 30-ditor për 4 të pandehurit, tha se transkriptet vërtetonin rrëfimin e viktimave të supozuara. Gjykatësi vuri në dukje se sipas dëshmisë, gruaja pretendoi se Tate i kishte premtuar se do të jetonin bashku, por kur ajo mbërriti në Rumani ai ishte diku tjetër.
Ajo u tregoi se u prit në aeroport nga një grave sot të arrestuara, e cila i kishte paguar biletën e avionit. “Ajo i tha asaj se do të jetonte me disa vajza që punojnë për të pandehurin dhe vëllain e tij. Ato kishin llogari në OnlyFans, dhe i ndajnë fitimet me të dy”- tregon gjyqtari.Ai shtoi se pandehurit ishin shumë të aftë në “identifikimin e personave të pambrojtur dhe për të shfrytëzuar nevojat e tyre emocionale, nevojën e tyre për dashuri, besim, stabilitet, duke krijuar përshtypjen e një marrëdhënieje të ngushtë, duke hequr kështu çdo lloj dyshimi”.
Hetimi i policisë filloi në prill të vitit kaluar, kur një 21-vjeçare amerikane informoi një të afërm në SHBA se po mbahej kundër dëshirës së saj në një banesë afër kompleksit të Tate. Ambasada e SHBA-së e informoi menjëherë policinë rumune, e cila bastisi shtëpinë dhe identifikoi dy viktima të supozuara. Katër gra të tjera janë identifikuar që atëherë si viktima të supozuara. Kompleksi i Tate u bastis dhe vëllezërit u arrestuan për t’u marrë në pyetje, por më pas u liruan.
Ata i mohuan akuzat. Të dyja pronat, së bashku me 3 të tjera, u bastisën sërish javën e kaluar. Një ditë para bastisjes, Tate kishte bërë bujë në media pas një polemike në Twitter me aktivisten e njohur të klimën Greta Thunberg. Prokurorët thanë se policia sekuestroi 11 supermakina, para, armë, orë luksoze, puro dhe alkool.
Kompleksi i Tate ndodhet në një rrugë plot me gropa pranë një varreze në periferi të Bukureshtit, Pipera. Ajo është selia e “Hustler’s University” (Universiteti i Prostitutave), “shkolla” online e Tate që për 40 paund në muaj promovon skema të pasurimit të shpejtë.
Në tetor, ajo kishte 221.000 përdorues, duke gjeneruar rreth 9 milion paund fitim. Një fqinj përballë magazinës së konvertuar në një godinë banimi nga Tate tha:“Para bastisjes sëpolicisë në prill, aty hynin e dilnin shumë njerëz, veçanërisht gra, dhe organizoheshin festa. Por ata ishin fqinjë të mirë, shumë të ndryshëm nga karakteri i tyre në mediat sociale”.
Më pak se 500 metra larg, në një komunitet të mbyllur shtëpish gjysmë të ndara të quajtur Fshati Amerikan, jetonte 21-vjeçarja amerikane, që pretendoi se ishte mbajtur si robinë prillin e kaluar. Policia pretendon se atje është vendi ku po xhiroheshin skenat pornografike. Thuhet se atje banonte një 22-vjeçare ukrainase, ndihmësja personale e Tate, dhe 2 femra rumune tënjohura për videot e tyre në TikTok.
Ukrainasja deklaroi për “Times” se asnjëra prej tyre nuk ishte i përfshirë në pornografi. Porkur “The Guardian” vizitoi të mërkurën banesën, një grua e re rumune e veshur vetëm me të brendshme mëndafshi rozë u përgjigj prapa derës:“Nuk mund të flas me ju!”.
Një fqinj i tha gazetës:“Ne nuk e dimë me saktësi sesa vajza janë aty. Por vitet e fundit ka pasur shumë vajza, dhe ato ndërrohen vazhdimisht. Njëri nga vëllezërit, nuk jam i sigurt se cili, është shfaqur këto kohë me një Bentley dhe një herë me një Lamborghini”.
Qiraja këtu është 1.700 euro në muaj. Është një shtëpi e madhe me të paktën tre dhoma gjumi. Të gjitha vajzat duket se flasin anglisht, sepse i dëgjojmë duke folur në telefon në kopsht. “Është e qartë për të gjithë se çfarë lloj pune bëjnë. Ato duket se punojnë kryesisht gjatë natës. Nga fëmijët e lagjes ata njihen si të dashurat e Tate”– shton ai.
Gjykatësi rumun vendosi që të pandehurit të qëndrojnë për 30 ditë në paraburgim, sepse provat tregojnë se ai ka pasur një “qëndrim shpërfillës ndaj grave në përgjithësi”, dhe se ato “perceptoheshin vetëm si një mjet për të përfituar fitime të mëdha në një mënyrë të lehtë”. Gjykatësi vuri në dukje se të dy vëllezërit nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm në Rumani, por ishin përballur me hetimet e policisë në Britani. Këtë javë u zbulua se Tate u transferua në Rumani kur po hetohej në Britani për një përdhunim dhe sulm të dyshuar në vitin 2015.
Tate u bë i famshëm si konkurrent i Big Brother në kanalin Channel 5 në vitin 2016. Ai u nxor nga aty kur policia u tha producentëve se po hetonin akuzat kundër tij për abuzim.
Tate u arrestua më 18 korrik 2015 në lidhje me një pretendim për sulm, tha policia e Hertfordshajër.
Viktimat e supozuara kanë deklaruar se policisë iu deshën 4 vjet që t’ia kalonte dosjen prokurorisë, e cila nuk pranoi të ngrinte akuza pasi vendosi në vitin 2019 se nuk kishte perspektivë reale për një dënim. Në atë kohë Tate i mohoi akuzat përmes avokatit të tij, duke thënë: “Ato donin para sepse unë i pushova nga puna. Policia e kuptoi pas hetimeve që unë jam i pafajshëm, dhe policia gjeti mesazhe nga telefonat e vajzave, ku ato flisnin mes tyre sesi planifikonin të gënjenin për mua”.
Vidineac thotë se vëllezërit pretenduan në polici se dashnoret e refuzuara prej tyre i kishin fabrikuar akuzat në Rumani për inat. “Kjo ndodh sepse ato besonin se do të ishin bashkëshortet e 2 vëllezërve. Këto janë saktësisht fjalët e Andrew: E gjitha është fryt ixhelozisë”- tha ai. Ndërsa shtoi:”Numri i ndjekësve të tij po rritet. Nëse kjo është vëmendja e kritikëve, nuk është një ndjesi e mirë. Por nëse po flasim për fansat, atëherë është diçka e mirë për ta”. / bota.al