Ekonomi

ANE: Rritet kërkesa për naftë

Kanë nisur të rishikohen vlerësimet për kërkesën e naftës për vitin 2017. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë kërkesa do të rritet në 1.4 milionë fuçi në ditë.

Sipas Agjencisë, vendet e OPEC-ut në janar kanë vënë në zbatim 90% të shkurtimeve të prodhimit, premtuar në marrëveshjen e nënshkruar në fund të vitit që kaloi. Një përqindje e cila është e barabartë me një milion fuçi në ditë. Marrëveshja do të mbetet në fuqi për gjashtë muaj dhe ka për qëllim që të ribalancojë tregun e naftës.

Raporti i Agjencisë ka shtyrë në rritje të çmimit të naftës së papërpunuar. ëTI dhe Brent të dyja kanë regjistruar një rritje prej rreth 2%, duke kaluar respektivisht, 54 dhe 59 $ për fuçi. /bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close