Bota

Angela Merkel: Japonia duhet të përballet me të kaluarën e saj

Screen Shot 2015-03-09 at 09.28.14

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ia ka kujtuar Japonisë nevojën që të përballet me të kaluarën e kohës së luftës. Ajo , këto deklarata i ka dhënë duke iu referuar një fjalimi të vitit 1985 të presidentit të ndjerë gjerman, Richard von weizsaecker, në të cilin ai fundin e Luftës së Dytë Botërore e quajti “dita e çlirimit”.

Weizsaecker gjithashtu kishte thënë se ata që i mbyllin sytë në të kaluarën janë “të verbër për të tashmen”, raporton REL.

Deklarata e Merkelit e publikuar në fillim të vizitës së saj në Japoni bëhet në kohën kur kryeministri japonez, Shinzo Abe po bëhet gati të lëshojë një deklaratë për të shënuar 70 vjetorin e humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, një trashëgimi kjo që vazhdon të krijojë pengesa në marrëdhëniet e Tokios me Kinën dhe Korenë e Jugut.

Leave a Reply

Back to top button