Bota

Angela Merkel preferon më shumë Smiley-in

Fushatë zgjedhore do të thotë te jesh gjithmonë në kontakt me votuesit, ku bëjnë pjesë edhe të rinjtë. Angela Merkel është e vetëdijshme për fuqinë e mediave sociale. Tani ajo iu përgjigj pyetjeve të yjeve në YouTube.

Bundeskanzlerin Merkel spricht mit YouTubern (picture-alliance/dpa/W. Kumm)

Emra të çuditshëm e gati të pamundur për t’u shqiptuar: “ItsColeslaw”, “MrWissen2Go”, “AlexiBexi” dhe “Ischtarlsik”, por kështu quhen disa nga yjet e YouTube-it gjerman që të mërkuren për një orë kishin mundësi të bisedonin me Angela Merkel në Berlin. E gjitha u organizua nga një kanal televiziv privat. Nëse kancelarja ka mundur të mbajë mend emrat e tyre, nuk dihet.

Por Merkel e di mirë se kanalet e kësaj katërshje së bashku kanë mbi tre milion të abonuar, dhe vetëm kjo ka rëndësi. Para dy vitesh Angela Merkel pati një intervistë me yllin e njohur të YouTube “LeFloid”, intervistë, e cila u klikua 5.5 milion herë në YouTube.  Ekspertët e komunikimit i kanë siguruar kancelares se kjo pritet pozitivisht nga opinioni. Me këtë ajo mund të arrijë një grup shoqëror, që është vetem pak ose aspak i interesuar për politikën, dhe suksese të tilla nuk arrihen me postera zgjedhorë apo me tubime nëpër sheshet e qyteteve.

Smiley dhe vala e Detit Baltik

Një nga pyetjet për kancelaren ishte: Cili është Emoji juaj i preferuar? Për një moment Merkel hezitoi, që mos të bëjë ndonjë gabim, pastaj tha: “Mendoj që Smiley”. Ndërsa në pyetjen, çfarë motivi do të vendoste në T-shirt? Kancelarja u përgjigj duke thënë që do të merrte një valë, të Detit Baltik, “si atje lart në zonën zgjedhore që përfaqësoj unë”. Në fund të gjithë ishin të lumtur.

Përveç kësaj komuniteti i YouTube mësoi nga Merkel se ajo nuk ka frikë nga islamizimi i Gjermanisë dhe se mendon që dega e infermerisë paguhet shumë dobët. Më shumë gjëra të reja nuk u dëgjuan nga kancelarja. Por megjithatë ajo u tregua shumë e guximshme para të rinjve. Katër intervistuesit ishin të ngazëllyer. / Deutsche Welle

Leave a Reply

Back to top button