Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 119 vdekje më shumë nga koronavirusi, ky është numri më i ulët ditorë që kur u dha urdhri i qëndrimit në shtëpi në 23 mars, tha të hënën Sekretari i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock.
1.570 persona të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus, i cili është gjithashtu numri më i ulët i infeksioneve që nga fundi i marsit, shtoi Hancock.
Edhe pse këto janë shifrat më të ulëta për vdekjet dhe infeksionet e reja të regjistruara që nga fundi i marsit, është e rëndësishme të theksohet se numrat e së hënës kanë tendencë të jenë më të ulëta për shkak të një vonese në raportimin e të dhënave gjatë fundjavës.
Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 39.045, shtoi sekretari i shëndetësisë. Një total prej 4.48 milion testesh janë kryer në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i krizës, me 128.437 teste të kryera vetëm të dielën. “Kushdo që ka nevojë për test do ta bëjë testin,” tha Hancock.
Ai shtoi se “ne jemi duke e vendosur virusin nën kontroll”, kjo është arsyeja pse “hapa të kujdesshëm” mund të merren për të hequr disa kufizime të koronavirusit. Hancock shtoi se është akoma e rëndësishme që të ruajmë distancimin shoqëror. CNN / bota.al