Kish qenë përdorur si kazino nga mafia amerikane
Zbuluar fillimisht në vitin 2016, zbatica nxorri zbuluar një anije të madhe në San Diego, Kaliforni. Sipas një dokumentari të ri të transmetuar në Science Channel, mbetjet e anijes u mendua fillimisht të ishin të një anije të vjetër ruse, që u zhduk në vitin 2013.
E menduar fillimisht për skrap në vitin 2013, anija ruse MV Lyubov Orlova humbi në brigjet e Kanadasë, kur u këput litari.
Në dokumentarin e science Channel fillimisht qe pretenduar që mbetjet ishin fundosur në rërën e Kalifornisë.
Një kontribues i shfaqjes televizive tha se “anija fantazmë” ishte pushtuar nga “minjtë kanibalë”.
Por, më pas u zbulua se mbetjet e fundosura në rërë ishin nga një material i ndryshëm nga ai i MV Lyubov Orlovas – beton.
SS Monte Carlo
Një kërkim i arkivave në San Diego zbuloi se anija e betonit ishte një mjet eksperimental i ndërtuar për ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Parë.
Anijet prej betoni lundrojnë, dhe ajo qe krijuar për shkak të mungesave në çelik.
Pas dy vitesh shërbim, anije i ishte shitur mafies në vitet 1930, dhe ishte përdorur si kazino, me emrin SS Mone Carlo.
Anija ishte produkt i epokës së prohibicionizmit, kur SHBA ndaloi shitjen dhe prodhimin e alkoolit.
SS Monte Carlo ishte një kazino, por edhe një bar ku alkooli mund të konsumohej rehat.
Në viitn 1937, një stuhi e mori me vete anijen dhe ajo humbi që atëherë. / Bota.al