Bota

“Anonymous”: Ajo që qeveritë nuk po jua thonë. Bëhuni gati për Luftën e Tretë Botërore

Anonymous ka paralajmëruar se njerëzit duhet të fillojnë të përgatiten për një luftë të tretë botërore, teksa tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut rrezikojnë të arrijnë pikën e vlimit.

Kolektivi i fshehtë i internetit tha se antagonizmi mes Koresë së Veriut, SHBA-së dhe Koresë së Jugut është duke përgatitur një betejë totale mes fuqive. Anonymous paralajmëroi se “të gjitha shenjat” e një lufte të ardhshme janë të pranishme dhe u tha shikuesve “të përgatiten për atë që vjen më pas”.

“Të gjitha shenjat e një lufte në Gadishullin Korean kanë dalë në sipërfaqev”, tha grupi “teksa secili vend po vendos pjesët e tij strategjike atje”.

Grupi, i cili ka shpallur kundërshtimin e tij ndaj Donald Trump dhe grupeve terroriste, tha se lufta do të jetë ndryshe nga betejat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Sirinë dhe Jemenin, teksa “vende të tjera do të jenë të detyruar që të zgjedhin një anë”. Ai gjithashtu tha se do të ishte më “brutale” se luftërat e kaluara botërore.

Kolektivi i hackerave nuk bëri thirrje për ndonjë veprim, por ai ka ndjekës të përkushtuarnë internet dhe pretendon se do të përhapë fakte që qeveritë refuzojnë t’ia tregojnë publikut.

“Ndryshe nga luftërat e fundit botërore, edhe pse nuk do të ketë trupa në terren, beteja ka të ngjarë të jetë e ashpër, brutale dhe e shpejtë. Ajo do të jetë gjithashtu shkatërruese globalisht, në kuptimin mjedisor dhe ekonomik”.

Paralajmërimi i zymtë vjen pas disa javësh përshkallëzim të tensioneve mes SHBA dhe Koresë së Veriut, pas inaugurimit të Donald Trump. Fokusi ndërkombëtar mbi marrëdhënien e tensionuar të këtyre vendeve është dyfishuar, që kur Kim Jong-un kërcënoi me “luftë të afërt” ndaj SHBA.

Trump është përgjigjur duke thënë se është i gatshëm të përdorë forcën ushtarake, për të ndaluar Korenë e Veriut, që të testojë armë bërthamore.

Koreja e Veriut këtë javë akuzoi SHBA dhe Korenë e Jugut, për një atentat të pasuksesshëm kundër liderit të saj, mes njoftimeve se mund të jetë duke u përgatitur për teste të mëtejshme bërthamore.

Anonymous e ka akuzuar fort Trumpin në të kaluarën, duke shpallur “luftë totale” kundër tij përpara se të zgjidhej, dhe më pas duke kërcënuar javën e inaugurimit, se ai do të “pendohet për katër vitet e ardhshme”.

Anonymous ka bërë kërcënime të ngjashme edhe ndaj grupeve si ISIS dhe Ku Klux Klan. The Telegraph – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button