Kuriozitete

Antinou / Si u bë hyj, i dashuri i Perandorit Hadrian

Screen Shot 2015-06-15 at 1.01.28 PM

Hyjizimi i Antinout Romak është një rast i çuditshëm, një që duket të ketë ndodhur në një lloj lëvizje të madhe, nëpër të gjithë perandorinë, për t’iu bashkuar Perandorit në zinë që e kish kapluar. Gruaja zyrtare e Hadrianit ishte Vibia Sabina, dhe ka shumë shumë pamje të saj, siç i takonte një perandoreshe. Por dashuria e vërtetë e Hadrianit ishte një burrë tjetër, i quajtur Antinou. Në vitin 130, Hadriani dhe shpura e tij ishin duke vizituar Egjiptin, dhe Antinou u mbyt në lumin Nil.

Hadriani i pikelluar, themeloi një qytet aty pranë, të cilin e quajti Antinoopolis, në kujtim të djaloshit, si dhe i ndërtoi atij një tempull. Hadriani e bëri shumë shumë të qartë që kushdo që dëshironte të adhuronte të shumëdashurin e tij si një zot, ishte më shumë se i mirëpritur për ta bërë këtë, pa u shqetësuar fare që të shkonte në Senat e të bënte një shpallje zyrtare për hyjizimin. Rrethanat e vdekjes së Antinout kanë qënë debatuar në mënyrë të konsiderueshme, pasi ai vdiq në 24 tetor, në të njëjtën ditë me një festival të përvitshëm, i cili përfshinte një ritual që lidhet me vdekjen dhe rilindjen e zotit Osiris. Sipas Hadrianit, i cili ishte mjaft i pikëlluar, kish qenë një aksident.

Sipas historianëve bashkëkohorë, mund të ishte gjithçka, përvecse aksident. Teori të ndryshme janë paraqitur, duke përfshirë idenë se Antinou kreu vetëvrasje për Hadrianin, apo se perandori ishte duke u përpjekur të kryente një lloj rituali, i cili do t’i zgjaste jetën. Një epitaf i gdhendur mbi Obeliskun Pincian, i jep pak besueshmëri idesë se Antinou ishte një pjesëmarrës me dëshirë në vdekjen e tij. Sido që të ketë vdekur, dhe cilido të ketë qenë motivi i vërtetë i Hadrianit për ta hyjizuar, kulti i tij u përhap, dhe qyteti që mbante emrin e tij fitoii begati të madhe.

Banorëve të qytetit iu dhanë privilegje, si përshembull përjashtimi nga pagimi i taksave për skllevërit dhe tokën, dhe fondet perandorake mund të përdoreshin për të mbështetur fëmijët. E dërsa ai mund të mos kishte qënë, që në krye të herës, aq i përhapur sa ishte shpresuar, kulti qëlloi në shenjë. Antinou shihej i lidhur me Dionisin, gjithashtu me zotat egjiptianë, Thoth dhe Osiris. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button